Hekuran Murati ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milionë eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë”, shkroi Murati në Facebook.












