Era e fortë ka përfshirë Prishtinën dhe disa qytete të tjera.
Në Prishtinë ka shkaktuar shpërndarjen e gjësendeve nëpër rrugë dhe hapësira publike.
Si pasojë e erës, vazot me lule dhe karriget janë rrëzuar e shpërndarë, ndërsa nëpër rrugë kanë përfunduar edhe gjësende të tjera.
Pamjet nga kryeqyteti tregojnë ndikimin e erës së fortë, e cila ka shkaktuar kaos në disa hapësira të qytetit.














