Daut Haradinaj ka pasur disa fjalë me rastin e vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Kosovë për disa ditë.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj tha se “mjekra e bardhë dhe rrudhat tua tregojnë rrugën e gjatë e të vështirë që e pati kombi ynë”.
Më pas, ai shtoi: “S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu, Baca Jakup.”
Në fund, Haradinaj e quajti Krasniqin “burrë i urtë dhe ideologu i shtetësisë sonë”.
Haradinaj shkrimin e tij e shoqëroi me një fotografi të Jakup Krasniqit, i cili shihej afër një pjesëtari të sigurisë, i armatosur me armë të gjatë e me helmetë në kokë.













