Mashtrimi i konsumatorëve me çmime të produkteve nëpër marketet tona po vazhdon të jetë praktikë e keqe.
Një rast i fundit ka ndodhur në Meridian Express ku është vendosur në ofertë një produkt, nga 2.49€ në 1.99€, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por në këtë zbritje përveç çmimit shkruan se zbritja është 42%.
E pikërisht këtu është mashtrimi, pasi zbritja nga 2.49 në 1.99 nuk është 42%. Po të ishte zbritja 42%, atëherë produkti do të duhej të ishte 1.44€.
Pra, kësisoj konsumatori mashtrohet pasi zbritja nuk është 42% por shumë më e vogël.















