Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKSHPK paralajmëron qytetarët: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit Vita, rrezik për mëlçinë

17/11/2026 - 18:57
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
IKSHPK paralajmëron qytetarët: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit Vita, rrezik për mëlçinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë serinë e qumështit VITA UHT 3.2 yndyeë për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal, raporron Gazeta Online Veriu.info.

Sipas IKSHPK-së bëhet fjalë për qunështin Vita 1l prodhuar nga 18.07.2026 deri më 18.01.2027, pasi sipas analizave të kryerna nga AUV që u kryen në Austri doli se kishte përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

Sipas njoftimit kjo substancë është toksike dhe paraqet rrezik për shëndetin sidomos për mëlçinë.

Kujtojmë që AUV dje njoftoi vendimin për tërheqjen nga tregu të kësaj serie të qumështit Vita.

Njoftimi:

Qytetarët të ndjekin rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA

Prishtinë, 17 nëntor 2026

Bazuar në njoftimin dhe rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ua rikujtojmë qytetarëve se seria e identifikuar e qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë është tërhequr nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.

Produkti për të cilin vlen paralajmërimi i AUV-it:

• Produkti: VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë
• Prodhuesi: ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA)
• Paketimi: 1 litër
• Data e prodhimit: 18.07.2026
• Afati i përdorimit: 18.01.2027

Sipas rezultateve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, analizat laboratorike të kryera në Austri kanë konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

Aflatoksina M1 është substancë toksike dhe ekspozimi i vazhdueshëm e afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për shkak të efekteve të mundshme në mëlçi.

IKSHPK mbetet e përkushtuar në komunikimin me qytetarët dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

JU REKOMANDOJMË

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin
17/11/2026 - 17:49

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjobitur me 3 mijë euro kompaninë “Triovetura Corporation” SH.P.K., pas ankesës së një konsumatori për mungesën e disa pajisjeve përcjellëse në...

Më shumëDetails

Kthehet lobimi në SHBA – Konjufca nënshkruan me kompaninë që dikur ishte angazhuar edhe nga Thaçi

Kthehet lobimi në SHBA – Konjufca nënshkruan me kompaninë që dikur ishte angazhuar edhe nga Thaçi
17/11/2026 - 17:40

Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuara, Kosova ka lidhur këtë muaj kontratë me kompaninë amerikane Ballard Partners, për përfaqësimin...

Më shumëDetails

E paprecedent! Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, Vlora Çitaku thotë se presin që Ligji për Specialen të votohet brenda javës

E paprecedent! Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, Vlora Çitaku thotë se presin që Ligji për Specialen të votohet brenda javës
17/11/2026 - 17:16

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet për shkak...

Më shumëDetails

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës pas vendimit në Hagë

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës pas vendimit në Hagë
17/11/2026 - 15:55

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin e dytë që lidhet me akuzat për pengim të administrimit...

Më shumëDetails

Pas vendimit në Hagë, thirrje për Albin Kurtin: T’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike

Pas vendimit në Hagë, thirrje për Albin Kurtin: T’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike
17/11/2026 - 15:50

Pas dënimit të dytë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka reaguar Behgjet Pacolli i cili ka thënë se ky vendim është shqetësues, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Reagon prokurorja pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve

Reagon prokurorja pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve
17/11/2026 - 15:41

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest  mirëpriti aktgjykimin dhe dënimet e sotme në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, dhe premtoi se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Zi në Rahovec: Humbin jetën dy të rinj në një aksident në Gjermani

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë