Presidentja e Republikës së Kosovës më në fund është bërë “e gjallë” duke u shfaqur në publik.
Ajo ka zgjedhur që të përcjellë ndeshjen futbollistike Kosovë – Izrael ku ishte e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Shiroka Pula ka falënderuar “Dardanët” për angazhimin dhe emocionet e dhuruara, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim.












