Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara, çfarë pritet të ndodhë?

24/11/2026 - 11:38
në Kryesore, Lajme
A A
Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara, çfarë pritet të ndodhë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëvendosje dhe PDK, janë pajtuar për nismën e re ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara. Njohës të drejtësisë vlerësojnë se këto zhvillime lidhen ngushtë me proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t’u proceduar më pas për votim në Kuvendin e  Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se ekspertët, në duart e të cilëve tashmë ndodhet drafti, pritet ta përfundojnë së shpejti punën.

Për nismën e re ligjore që lidhet me Gjykatën Speciale tashmë janë pajtuar dy partitë më të mëdha në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë. Kjo marrëveshje erdhi pas disa javësh paqartësish rreth ligjit të parë, i cili u miratua në Kuvend më 6 tetor, por u kthye për rishqyrtim pas vetos së Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Nismat për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara erdhën pas dënimit për krime lufte të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Një javë më parë, Hashim Thaçi u dënua edhe nga një panel tjetër i Gjykatës për pengim të administrimit të drejtësisë.

Unitet politik për nismën e re ligjore

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK, Vlora Çitaku, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, tha se “ekziston një unitet politik dhe qytetar për nismën e re ligjore për Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtari ynë politik ditën kur e kemi proceduar ligjin dhe kur e kemi miratuar, ashtu siç është edhe sot. Megjithatë, pavarësisht hendekut të madh dhe dallimeve të thella politike që kemi në qeverisje, UÇK-ja mbetet një vlerë që na bashkon të gjithëve”, u shpreh Çitaku. Ajo shtoi se nisma e re ligjore nuk është vetëm e PDK-së, por tashmë mban edhe vulën e institucioneve të Kosovës.

Pas dënimit në shkallë të parë më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, autoritetet shtetërore të Kosovës kanë formuar një grup punues për hartimin e një strategjie lidhur me procedurat e apelimit para Dhomave të Specializuara.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, grupi shtetëror punues vazhdon të besojë se “aktgjykimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale është i padrejtë, si juridikisht ashtu edhe moralisht”. Për këtë arsye “Qeveria po punon për të siguruar korrigjimin e këtij vendimi në shkallën e Apelit pranë Dhomave të Specializuara”.

Grupi punues kryesohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ndërsa pjesë e tij janë edhe përfaqësues të Kuvendit të Kosovës. Presidentja Justina Shiroka-Pula ka deklaruar mbështetjen e saj për këtë grup, me synimin për të bashkërenduar veprimet institucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Debati juridik mbi ndryshimet ligjore

Por si e vlerësojnë njohësit e drejtësisë përpjekjen e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ende nuk ka marrë formë të prerë?

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i tha më herët DW-së se aktgjykimet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së përbëjnë zhvillime me rëndësi të madhe juridike dhe politike.

“Gjykata Speciale është themeluar nga vetë Republika e Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të legjislacionit përkatës, me pritjen legjitime që drejtësia të administrohej në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Megjithatë, mënyra se si është zhvilluar procesi gjyqësor ka krijuar përshtypjen se gjyqtarët, prokurorët dhe faktorë të caktuar ndërkombëtarë i kanë trajtuar jo vetëm të akuzuarit, por edhe vetë Kosovën me mosbesim, paragjykim dhe shpesh me një qasje nënçmuese”, tha Miftaraj.

Sipas tij, reagimet dhe kundërshtimet në Kosovë duhet të kuptohen edhe në kontekstin historik dhe emocional të luftës, si dhe të përvojës që qytetarët e Kosovës kanë kaluar gjatë dhe pas saj.

Ndryshimet e miratuara në fillim të tetorit për Dhomat e Specializuara nuk parashihnin mbylljen e Gjykatës, por, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të saj, ngushtimin e periudhës kohore dhe territorit për të cilin ajo mund të gjykojë, si dhe uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet. Ndryshimet përfshinin gjithashtu mundësinë që dënimet të vuaheshin në Kosovë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian vazhdojnë të shprehin shqetësim për nismat që synojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, në një takim të mëhershëm të ministrave të Jashtëm të BE-së, e kritikoi ashpër vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit, duke e cilësuar atë si “të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të sundimit të ligjit”. /DW

JU REKOMANDOJMË

Avokati Syla rrëfen momentin prekës me fëmijët e Liridonës: Kërkuan që një rrobë me emrat e tyre ta dërgojnë te varri i nënës

Avokati Syla rrëfen momentin prekës me fëmijët e Liridonës: Kërkuan që një rrobë me emrat e tyre ta dërgojnë te varri i nënës
24/11/2026 - 11:27

Avokati Leutrim Syla ka reaguar pas konfirmimit të vendimit në shkallë të dytë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke ndarë edhe një rrëfim për fëmijët e...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në, pritet me ceremoni të lartë ushtarake

Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në, pritet me ceremoni të lartë ushtarake
24/11/2026 - 10:52

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo është...

Më shumëDetails

Policia zbulon 117 gramë mariuhanë në rrugën ‘Muhamet Gashi’ në Mitrovicën e jugut, arrestohet i dyshuari

Policia zbulon 117 gramë mariuhanë në rrugën ‘Muhamet Gashi’ në Mitrovicën e jugut, arrestohet i dyshuari
24/11/2026 - 10:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga një operacion i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, ku janë sekuestruar 117.9 gramë marihuanë dhe...

Më shumëDetails

Nën dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës, Albion Ferati paraqitet në polici

Nën dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës, Albion Ferati paraqitet në polici
24/11/2026 - 10:16

Albion Ferati është paraqitur në polici, i shoqëruar nga avokatja e tij, Bedrie Rexhepi, lidhur me dyshimet për qasje në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama....

Më shumëDetails

Grabitje e rëndë në Prishtinë: Hajnat godasin kompaninë e familjarëve të Behgjet Pacollit, dhe dyshohet se vodhën mbi 275 mijë euro

Grabitje e rëndë në Prishtinë: Hajnat godasin kompaninë e familjarëve të Behgjet Pacollit, dhe dyshohet se vodhën mbi 275 mijë euro
24/11/2026 - 09:48

Persona të panjohur kanë hyrë natën e së hënës në lokalet e kompanisë „M-Technologie” në fshatin Lebanë të Prishtinës. Sipas Sinjalit, ata kanë marrë nga dy kasaforta mbi...

Më shumëDetails

“Hajde me mu në kombi”, 21-vjeçarja raporton rrëmbimin dhe abuzimin sek’sual në Mitrovicë

“Hajde me mu në kombi”, 21-vjeçarja raporton rrëmbimin dhe abuzimin sek’sual në Mitrovicë
24/11/2026 - 09:24

Një rrëfim tronditës i një 21-vjeçareje ka alarmuar hetuesit policorë në Mitrovicë. E reja ka denoncuar se një person e kishte marrë me furgon, e kishte dërguar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i municionit, ushtari i FSK-së dërgohet në QKUK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë