Autoritete sllovene zyrtarisht kanë ndaluar shitjen e fileto peshku pangasius nga Vietnami, pasi gjatë kontrollit tek ky produkt u gjet karbonat natriumi (E500), aditiv që nuk lejohet për këtë produkt, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky njoftim u bë në Sistemin Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), më 23 nëntor.
Përveç Sllovenisë, njoftimi e shënon Kosovën dhe Kroacinë si vende ku produkti është shpërndarë. Të dy vendet janë shënuar për ndjekje të mëtejshme të rastit. Vietnami figuron si vend i origjinës.
Por pavarësisht këtij njoftimi AUV ende nuk ka bërë ndonjë njoftim për tërheqje nga tregu të fileto peshku importuar nga Vietnami.
Karbonati i natriumit përdoret zakonisht te filetot e ngrira të peshkut që mishi të mbajë më shumë ujë. Kështu produkti rëndon më shumë dhe duket më i freskët. Në Bashkimin Evropian, ky aditiv nuk lejohet në peshkun e papërpunuar
.















