Policia e Kosovës ka njoftuar për operacionin e zhvilluar të martën në rajonin e Ferizajt, ku janë arrestuar katër persona, tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat.
Të katërtit dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Bashkëkryerje”.
Sipas Policisë, hetimet ndaj të dyshuarve kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Ata dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje të punësimit.












