Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit që u zunë me 136 kg drogë

28/11/2026 - 18:36
në Lajme
A A
Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit që u zunë me 136 kg drogë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të pandehurve, A.N., T.E. dhe A.C., të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Ndërkaq, ndaj T.E. rëndon edhe dyshimi për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas njoftimit të gjykatës, të dyshuarit më 27 nëntor 2026, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin organizuar transportimin e një sasie marihuane nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut. Në këtë operacion të dyshuar, J.B. me një veturë VW Arteon dyshohet se kishte rolin e vëzhgimit të rrugës, ndërsa A.N. dhe A.C., me një VW Tiguan, dyshohet se përcillnin automjetin Audi A6, të cilin e drejtonte T.E. dhe ku transportohej droga e siguruar paraprakisht nga A.Sh.

Ngjarja mori një tjetër rrjedhë rreth orës 09:50, kur policia identifikoi automjetet dhe tentoi t’i ndalonte. Derisa VW Tiguan ndaloi, drejtuesi i Audi A6, T.E., dyshohet se nuk iu bind urdhrave policorë dhe vazhdoi ikjen me shpejtësi të madhe. Gjatë ndjekjes, në afërsi të urës së madhe në Ferizaj, ai dyshohet se shkaktoi një aksident trafiku, ku u lënduan dy qytetarë, për të vazhduar më pas drejt Kaçanikut, ku në afërsi të lokalitetit “M” humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli jashtë rrugës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, Fitore Daci, e aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, në kohëzgjatje prej një muaji. Gjykata ka bërë të ditur se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut
28/11/2026 - 18:01

Muaji nëntor del të jetë muaji i skandaleve të kompanisë “Buquku” në pronësi të Jeton Buqukut. AUV ka raportuar për disa raste gjatë këtij muaji kur kësaj kompanie...

Më shumëDetails

Kurti nga Vlora arrin në Prekaz: Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Adem Jasharit janë trashëgimi e lavdishme historike

Kurti nga Vlora arrin në Prekaz: Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Adem Jasharit janë trashëgimi e lavdishme historike
28/11/2026 - 17:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke theksuar se kjo datë përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, shënon...

Më shumëDetails

Përplasje me Policinë, urdhër i Prokurorisë dhe tensione në shesh – Murali i Nënës Terezë vendoset në një tjetër ndërtesë

Përplasje me Policinë, urdhër i Prokurorisë dhe tensione në shesh – Murali i Nënës Terezë vendoset në një tjetër ndërtesë
28/11/2026 - 17:13

Murali kushtuar Nënës Terezë tashmë është vendosur në murin e një ndërtese tjetër në sheshin e Prishtinës, pasi Policia, me urdhër të Prokurorisë, kishte ndaluar vendosjen e tij...

Më shumëDetails

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit
28/11/2026 - 16:18

Amir Hoxha ka kërkuar falje publike për përdorimin e fjalës “palaço” ndaj Bashkim Jasharit, duke njoftuar njëkohësisht dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e...

Më shumëDetails

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
28/11/2026 - 15:40

Kirurgu Adem Ademi, mbetjet mortore të së cilit u identifikuan nga gërmimet që janë zhvilluar në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të...

Më shumëDetails

Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)
28/11/2026 - 15:11

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të bluar Premium “Çobani” dhe përshutës së gjedhit, të tregtuara nga rrjeti i marketeve VIVA...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë