Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar për mjekun Adem Ademi që u rivarros sot në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.
Ajo ka thënë se edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi, dhimbjeje, por edhe krenarie të madhe për profesionistin, humanistin dhe patriotin, Dr. Adem Ademin.
“Në rivarrimin e Dr. Adem Ademit kujtoj kontributin e tij të madh, vrasjen mizore nga forcat serbe dhe tentimin për të zhdukur çdo gjurmë të tij, por, po ashtu, me krenari kujtoj edhe momentet që ka kaluar me babin dhe familjen time ndër vite.” – shkruan Krasniqi.
Postimi i saj:
Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi, dhimbjeje, por edhe krenarie të madhe për profesionistin, humanistin dhe patriotin, Dr. Adem Ademin.
Në rivarrimin e Dr. Adem Ademit kujtoj kontributin e tij të madh, vrasjen mizore nga forcat serbe dhe tentimin për të zhdukur çdo gjurmë të tij, por, po ashtu, me krenari kujtoj edhe momentet që ka kaluar me babin dhe familjen time ndër vite.
Respekt për jetë e mot për figurën dhe veprën e tij!🙏















