Është arrestuar një person shtetas i huaj pasiqë në Airoportin e Prishtinës është paraqitur me dokumenta të falsifikuara, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 06:00, dokumentet të cilat dyshohet të jetë të falsifikuara janë konfiskuar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ANP. Adem Jashari / 28.11.2026 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se në aeroport në shkuarje ka prezantuar pasaportën e shtetit të tij, së bashku me vizë dhe leje udhëtimi elektronike të një shteti tjetër. Dokumentet të cilat i ka prezantuar i dyshuari dyshohet të jenë të falsifikuara, të cilat i janë konfiskuar për procedura hetimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.













