Një foshnjë e gjinisë femërore një muajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Sipas raporit 24 orësh të policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 28 nëntorit, rreth orës 05:00.
Sipas raportit policor, familjarët kanë deklaruar se foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja./Veriu.info
“Skenderaj / 28.11.2026 – 05:00. Është raportuar se një foshnje e gjinisë femërore rreth një muajsh f/k, nga familjarët ishte sjell në QKMF Skenderaj pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, sipas familjarëve foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion“ thuhet në raport.













