Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje shtëpinë tënde” – 16-vjeçari dyshohet se rrahu gjyshen me çizme në Pejë, pasi ajo e këshilloi

29/11/2026 - 10:32
në Lajme
A A
“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje shtëpinë tënde” – 16-vjeçari dyshohet se rrahu gjyshen me çizme në Pejë, pasi ajo e këshilloi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një këshillë e gjyshes drejtuar nipit të saj dyshohet se është bërë shkas për një rast të rëndë të dhunës në familje në Pejë. Një 54-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi nipi i saj i mitur dyshohet se e kishte goditur disa herë me çizme, derisa e kishte rrëzuar në tokë.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është E.B., rreth 16 vjeç, ndërsa viktima është gjyshja e tij, K.B., rreth 54 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, më 27 nëntor, rreth orës 08:20, në Pejë.

Pas denoncimit të rastit, një patrullë policore kishte shoqëruar 54-vjeçaren në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Para hetuesve, gjyshja kishte rrëfyer se nipi i saj ishte në lidhje dashurie me një vajzë më të madhe në moshë dhe kishte paralajmëruar se do ta sillte atë në shtëpi.

Duke qenë se në shtëpi jetonin 11 anëtarë të familjes, gjyshja kishte tentuar ta këshillonte nipin që të mos ngutej, të mësonte një zanat dhe të ndërtonte shtëpinë e tij.

Por këshilla e gjyshes dyshohet se kishte nxitur reagimin e dhunshëm të të miturit, i cili fillimisht e kishte kërcënuar, më pas kishte zbathur njërën çizme dhe e kishte goditur në shpinë, dorë dhe fytyrë, derisa e kishte rrëzuar në tokë.

Pavarësisht sulmit të denoncuar, 54-vjeçarja kishte deklaruar para hetuesve se nuk ndihej e rrezikuar nga nipi dhe se dëshironte të kthehej vullnetarisht në shtëpinë e saj, ku jetonte edhe bashkëshorti.

I mituri është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, 16-vjeçari është ndaluar për 24 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar hetimet për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, në kuadër të dhunës në familje.

JU REKOMANDOJMË

21 vjet më parë, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

21 vjet më parë, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga
29/11/2026 - 10:06

Më 30 nëntor të vitit 2005, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj – Çeliku, ndaj akuzave për krime lufte....

Më shumëDetails

Kryeziu-Hyseni: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare kërkon kohë, nuk mund të përmbyllet brenda një viti

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
29/11/2026 - 09:34

Kosova po punon intensivisht për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, por këto procese nuk mund të përmbyllen brenda një viti apo një...

Më shumëDetails

Arrestohet në Airoportin e Prishtinës, dyshohet se u paraqit me dokumente të falsifikuara

Arrestohet në Airoportin e Prishtinës, dyshohet se u paraqit me dokumente të falsifikuara
29/11/2026 - 09:07

Është arrestuar një person shtetas i huaj pasiqë në Airoportin e Prishtinës është paraqitur me dokumenta të falsifikuara, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur...

Më shumëDetails

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF të Skenderajt, rasti po hetohet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF të Skenderajt, rasti po hetohet
29/11/2026 - 08:54

Një foshnjë e gjinisë femërore një muajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Sipas raporit 24 orësh...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të fundit të borës

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë
29/11/2026 - 08:16

Reshjet e borës kanë përfshirë rrugët që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar të Kosovës, duke vështirësuar qarkullimin në disa segmente rrugore. Sipas të dhënave të përditësuara nga...

Më shumëDetails

Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar

Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
29/11/2026 - 08:04

Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar. Tubimi, i cili nisi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë