Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Deportivo Coruna, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Të parin gol e shënoi Lamine Yamal në minutën e 2’të, shkruan Indeksonline
Megjithatë, rezultati u barazua shpejt nga Aubameyang.
Barcelona shënoi të dytin pas pak minutave, me anë të mesfushorit spanjoll, Dani Olmo.
Pjesa e dytë, i takoi krejtësisht ekipit të Hansi Flick. Të cilët shënuan edhe tri herë tjera.
Dhe në të tri gola, mori pjesë sulmuesi brazilian, Raphinha, i cili e kompletoi hat-trikun.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e parë.















