Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spanjë, gjatë një gërmimi në Granada gjenden qindra mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve

23/09/2022 - 16:09
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Spanjë, gjatë një gërmimi në Granada gjenden qindra mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë një gërmimi në qytetin Granada në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u gjetën një numër i madh mbetjesh njerëzore të cilat pretendohet se u përkasin muslimanëve që kanë jetuar në vitet e fundit të periudhës Islame Andaluziane (711-1492).

Dr. Amjad Suliman, arkeologu në krye të ekipit për gërmimet e kryera në një zonë në qendër të qytetit Granada, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se pas gërmimeve që filluan më 18 tetor 2021 në një zonë prej 1.000 metër katrorë kanë gjetur 5 varre masive dhe rreth 600 skelete njerëzore.

“Nga burimet historike dhe punimet arkeologjike që kemi kryer e dimë se në Granada ndodhet varreza më e madhe e muslimanëve në Evropë, me emrin Sahl Ben Malik (një dijetar dhe shkrimtar andaluzian i shek.12) në periudhën Islame të Andaluzisë”, tha Suliman i cili vuri në dukje që në çdo gërmim nëntokësor në këto territore dalin mbetje të periudhës Islame Andaluziane.

Ai tha se gjatë gërmimeve kanë arritur të zbulojnë gjetje që datojnë nga Mesjeta. “Kemi gjetur eshtra njerëzore nga të gjitha moshat dhe gjinitë njëra mbi tjetrën për shkak të përjetimeve historike dhe mungesës së hapësirës. Muslimanët e periudhës, duke fshehur identitetin e tyre kundër krishterizimit të detyruar, ata linin një kartë vdekjeje pranë qefinëve për t‘u vendosur në varret e tyre. Në gërmime kemi gjetur pjesë edhe nga këto”, thekson Suliman.

Në përputhje me ligjet aktuale është e detyrueshme që të ketë grup arkeologësh të përbërë nga të paktën 2 persona në çdo gërmim që kryhet në qytet, tha Suliman i cili shtoi se për arsye se Granada ishte qyteti i fundit që u pushtua nga të krishterët gjatë periudhës islame të Andaluzisë, humbjet muslimane këtu ishin shumë më të larta.

Suliman rikujton se Granada u konvertua me forcë në krishterim pas vitit 1492 dhe se muslimanët dhe hebrenjtë që nuk e pranuan këtë u syrgjynosën (internuan).

“Mbretët katolikë me një vendim të marrë në vitin 1501 urdhëruan që gurët në varrezat muslimane të përdoren në shumë objekte, kryesisht fetare të ndërtuara në atë periudhë. Në ditët e sotme këto gurë varresh mund t’i shohim në disa mure të Pallatit Alhambra ose në Manastirin San Jeronimo”, deklaroi Suliman.

“Qëllimi ynë është kryerja e analizave të nevojshme dhe varrosja e mbetjeve në varrezën muslimane”
Kryetari i Fondacionit të Xhamisë së Madhe Granada, Umar del Pozo ka vënë në dukje se shumë mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve janë gjetur në gërmimet e kryera në vende të ndryshme deri më tani në Granada.

Sipas tij, tani këto mbetje njerëzore janë gjetur në qendër të qytetit.

“Mbetjet njerëzore të gjetura deri më tani mbaheshin në magazinë në Drejtorinë e Kulturës së Granadës, por në këtë gjetje të re ne dëshirojmë të marrim eshtrat për analiza antropologjike. Më pas duam t‘i marrim këto eshtra dhe të kryejmë procesin e varrosjes në varrezën e muslimanëve. Kërkon proces të gjatë dhe financim të rëndësishëm. Qëllimi ynë është kryerja e analizave të nevojshme dhe varrosja e mbetjeve në varrezën muslimane”, tha Pozo.

JU REKOMANDOJMË

Modric u dërgon dhuratë të veçantë përfaqësueseve të Kroacisë në Vjenë para finales së Eurovisionit

Modric u dërgon dhuratë të veçantë përfaqësueseve të Kroacisë në Vjenë para finales së Eurovisionit
16/05/2026 - 21:19

Në prag të finales së Eurovision Song Contest 2026, përfaqësueset e Kroacisë, grupi “Lelek”, kanë marrë një surprizë të veçantë nga futbollisti Luka Modric. Modric u ka dërguar...

Më shumëDetails

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës
16/05/2026 - 20:50

Kurbat e demografisë shqiptare kanë shënuar një pikë kthese kritike në fillim të këtij viti. Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) konfirmojnë tkurrjen natyrore të popullsisë. Gjatë...

Më shumëDetails

Galatasary feston titullin para një atmosfere fantastike të tifozëve, Yilmaz përsërit festimin e famshëm

Galatasary feston titullin para një atmosfere fantastike të tifozëve, Yilmaz përsërit festimin e famshëm
15/05/2026 - 22:15

Skuadra e Galatasarayt po feston titullin e 26-të të Kampionit të Turqisë. Para një numri të madh të tifozëve në stadiumin ”Rams Park”, ku atmosfera është fantastike po...

Më shumëDetails

Darka e Trumpit me Xi Jinpingun në Pekin, opsionet e menysë në banketin shtetëror të përshtatura me shijet e presidentit amerikan

Darka e Trumpit me Xi Jinpingun në Pekin, opsionet e menysë në banketin shtetëror të përshtatura me shijet e presidentit amerikan
14/05/2026 - 14:18

Darka është shërbyer në Pekin, me liderin kinez Xi Jinping që i ka servirur Donald Trump një përzgjedhje delikatesash kineze, disa prej të cilave janë përshtatur me shijet...

Më shumëDetails

Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi

Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi
14/05/2026 - 12:51

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk dukej se po argëtohej në Pekin mëngjesin e së enjtes, duke shfrytëzuar rastin për të bërë një foto para Sallës së Madhe të...

Më shumëDetails

Trump thotë se një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur

Trump thotë se një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur
14/05/2026 - 10:41

Të hënën, gjatë një konference rutinë për shtyp, presidenti Donald Trump bëri rastësisht një njoftim për një pikë kthese zbuluese në historinë e mjekësisë. Ai tha se një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Lushtaku i reagon Bahtirit: Ti ke nisur i pari përçarjen e popullit me gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rrëfimi prekës i policit vushtrrias: “Më tha se vajza po i vdiste në spital, i hapa rrugën me sirena”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë