Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizgjedhja e Kurtit kryetar i VV-së, analistët kritikojnë zgjedhjet me vetëm një kandidat

02/10/2022 - 09:26
në Kryesore, Lajme
A A
Përfunduan zgjedhjet në VV: Albin Kurti zgjidhet si kryetar me gati 100% të votave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhja e kryetarëve të partive politike në Kosovë me vetëm një kandidat po kritikohet nga njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, kjo metodë duhet të ndryshojë pasi po dëmton demokracinë në vend, raporton Ekonomia Online.

Rasti i fundit ku kjo praktikë ndodhi, ishte partia Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit, për kryetar të saj, e rikonfirmoi Albin Kurtin.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë se një praktikë e tillë, është e dëmshme për demokracinë, dhe si e tillë duhet të ndryshojë.

Duke folur konkretisht për Lëvizjen Vetëvendosje, Maloku thotë se me fitimin e zgjedhjeve nacionale, në këtë parti e konsideruan të panevojshëm ofrimin e një lideri të ri.

“Tani zgjedhjet e fundit që ndodhën në Lëvizjen Vetëvendosje, i kam cilësuar që kanë qenë në shpërputhje totale me parimit thelbësor të demokracisë që e ka të bëjë me ofrimin e alternativës. Pavarësisht faktin se kryetari i VV-së i kishte fituar zgjedhjet më 14 shkurt dhe përgjithësisht kjo nuk është dukur se do të vijë dikush tjetër në krye të VV-së, duke u nisur nga suksesi që e pat në procesin zgjedhor. Mosdhënia e mundësisë së atyre që kanë dashur të jenë pjesë e procesit zgjedhor për nivelet lokale, ka qenë totalisht në shpërputhje me demokracinë”, u shpreh Maloku.

Teksa ka folur për procesin zgjedhor brenda VV-së, Maloku thotë zgjedhjet partiake janë përcjellë në mënyrë jodemokratike, pasi në këtë proces ka pasur pak alternativa.

“Në një garë ku nuk ka alternativa, ajo konsiderohet garë që nuk i plotëson standardet e mirëfillta të demokracisë, sistem ky që Kosova si tërësi e konsideron të veten, dhe për pasojë nëse po kërkojmë demokraci, ka edhe të pakënaqur por kjo pjesë nuk duhet të konsiderohet se duhet të largohen ose me qenë refuzues i pranimit përfundimtar të një procesi zgjedhor. Në këtë rrafsh, kandidimi me vetëm një kryetar, pa alternativë dhe në kuadër të saj të konsiderohet demokratike nëse e kemi ofertën një kandidat dhe alternativën ‘Po, Jo dhe Abstenim’, unë konsideroj se kjo nuk është në përputhje me demokracinë”, u shpreh tutje Maloku.

E profesori universitar, Milazim Krasniqi, kërkon që këtu të angazhohet KQZ-ja. Ai thotë se praktika të tilla duhet të ndalen.

“Fatkeqësisht kjo është një praktikë e keqe dhe nuk është brenda standardëve demokratike, ndoshta faji është edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nuk ka krijuar një standard sipas të cilit do duhej bëhej pranimi i zgjedhjeve legjitime dhe demokratike dhe në mungesë të atyre standardeve të KQZ-së, pastaj partitë zgjedhin format më të lehta. Normalisht jemi një shoqëri që ka dalë nga konflikti, nga një regjim gjysmë shekullor komunist, e që normalisht traditat demokratike janë defititare dhe shoqëria jonë dhe që është në pikëpamje politike është shumë indiferente dhe gjithë këtë kontekst partitë politike, e veçmas liderët e shfrytëzojnë për t’u zgjidhur me kollajllëk, pa kundërkandidat e pa program. I njëjti ishte edhe rizgjidhja e Albin Kurtit”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi thotë se partitë politike ndonëse thirren në demokraci brenda partiake e në fjalën e lirë, kjo nuk mund të vërehet në momentin kur ndonjëra nga to mbanë procesin e brendshëm zgjedhor.

Ai thotë se në Lëvizjen Vetëvendosje ekzistojnë shumë elemente.

“Unë kam qenë veprimtar në kohën e rëndë të okupimit. E vërteta është që edhe në atë periudhë ka pasur më shumë makiaturë dhe jo zgjedhje të mirëfillta, dhe pastaj ne çdo herë kemi pasur probleme të brendshme në parti, sepse në momentin që nuk filtrohen gjërat përmes procesit zgjedhor, atëherë brenda partive futen elemente. Pra të Vetëvendosja sot e karakterizojnë prezenca e socialdemokrateve, anarkistëve, enveristëve, islamistëve, dhe ashtu që në momentin që kjo nuk filtrohet atëherë e ke një situatë që mandej në opozitë mund të akomodohet disi ato interesa por kur kalohet në Qeveri, atëherë dalin probleme sepse secili dëshiron të marrë pjesën e vet”, u shpreh Krasniqi. /EO

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë