Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni “Brezovica” vazhdon, nesër sekuestrime vilash të tjera

11/10/2022 - 23:36
në Lajme
A A
Aksioni “Brezovica” vazhdon, nesër sekuestrime vilash të tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit. Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e  parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në magazinën informative “Lajmet e Fundit” deklaroi se operacioni i sotëm “Brezovica” është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon edhe në ditën e nesërme nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku për RTK-në.

Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet.

Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Situata ka ardhur deri në këtë nivel për shkak të neglizhencës dhe është dashur të ndërhyjë prokuroria ngaqë janë kryer keqpërdorime të jashtëzakonshme”, tha Maloku.

“Dukuria e keqpërdorimit në këtë zonë ka filluar që nga vitet 2013-2014, por Policia e Krimeve Ekonomike është aktivizuar kurse ndalimet e punimeve janë bërë në vitin 2016, kur edhe kanë vendosur shirita për ndalim punimesh,  përkatësisht edhe inspektorati i Ministrisë së Mjedisit”, tha ai, duke shtuar se “çështja ka ngelur në vend”.

Ai tha se është dashur të intervenojë prokuroria në vitin 2019.

“Por, sërish Inspektorati i Ministrisë i ka anuluar aktvendimet për ndërprerje të punimeve dhe kështu është dashur që komplet rastin ta marrë në duar prokuroria”.

Çështja e mbikëqyrjes së ndërtimeve, sipas prokurorit Maloku është  punë e inspektorëve të nivelit komunal e qendror.

“Paralajmërimet për mos ndërtime nga ana e tyre kanë qenë shumë formale, por veprime efektive për ndërprerje të ndërtimeve nuk janë bërë asnjëherë”.

Prokuroria deklaroi se pikërisht për mos veprim të tyre inspektorëve, kanë filluar hetimet si ndaj komunës së Shtërpcës dhe atyre të Ministrisë së Ambientit.

“Në rastin Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.

Ai tha se hetimet do të vazhdojnë, pavarësisht nivelit të personave.

“Të gjithë do të dalin para gjykatës”, tha prokurori Maloku.

“Parku kombëtar ndahet në tri zona. Në dy të parat ndalohet rreptësisht ndërtimi. Por në këtë zonë për shkak të akteve korruptimeve dhe mos mbikëqyrjes nga inspektorati  i Ministrisë së Ambientit,  janë kryer  rreth 100 ndërtime, përfshirë edhe një motel, e që është dashur të ndalohen dhe të sekuestrohen”.

Prokurori Maloku u shpreh se do të vazhdohet me sekuestrime në zonën e dytë e pastaj në zonën e  tretë.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë