Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveri teveqele që i ruen paret publike në teglla!

18/10/2022 - 14:36
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

…inflacioni prej 21% sivjet i hangër 160 milionë € të taksapaguesve!?

Arka e shtetit i është besuar një butaku si Hekuran Murati që flet broçkulla se si “shteti s’guxon të mbetët në tetik” duke mbajtur në teglla rreth 700 milionë euro, pra duke e zvogëlu paranë publike.

Kryeministri Albin Kurti, pa asnjë ide ekonomike, vazhdon dogmën e tij ‘drejtësi e barazi’, e vendi po shpopullohet e po mbetët shkret!?

Nga Halil Matoshi

A e patë videon e fundit të Vetëvendosjës?

Nuk është bërë në Kubën e pasrevolucionit të Fidel Castro!?

Regjimi i Alvin Kurtit i shpalli luftë kapitalizmit.

Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private. Pa ligj.

Pronarët (kullakët) në burg!

Akuzohen djentë e ish Kryeninistrit Is Mustafa për terminal abuziv kurse kompania InterEuropa del të jetë sllovene që operon në Kosovë.

Dmth. pushteti po abuzon edhe me informacione duke e implikuar vendin në sherre ndërkombëtare.

Kjo Qeveri në dukje po mësynë ta ngrijë e shtetëzojë kapitalin e Perëndimit, krejtësisht jashtë kohës dhe kontekstit të shtetndërtimit.

Në anën tjetër, ndonëse Zyra Doganore në Portin e Durrësit është hapur më 15 janar 2019, e meritore është Qeveria shqiptare kēta e heshtin këtë fakt, e përvetësojnë si mjet lufte kundër rivalëve politik, pa e përmend fare tokën shqiptare.

Simas videos, del se Kosova ka deti!

A e patë videon paraprake të VV-së?

Henez më idiotë, më armiqësore.

Në këtë propagandë histerike e të frikshme, i shpallet luftë familjës, pronës dhe shtetit.

E rikthejnë idenë e kolektivizmit.

Kolhozet sovjetike.

Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!

Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedhore!?

Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mirë!

Krejt dhe drejt në burg!

Kryeministri që është pa edukim ekonomik, përmend eksportet të jenë rritur për 300 milionë por i hesht importet që janë rritur në 2 miliardë e 300 milion dhe deficitin tregtar prej 3 miliardë!?

Thonë pa u skuqë së investimet kapitale janë zero sepse operatorër duan kompensimin e inflacionit!?

Këta duan që kapitalizmi të punojë me humbje!?

Janë rritur duke e sharë kapitalizmin si në Shqipërinë e stalinizuar të viteve ‘50.

Sepse qytetarëve të edukuar u intereson politika ekonomike e Kurtit vetëm propaganda!

Jo bizneset dhe drejtuesit e tyre (të mëdha e të vegla) por edhe faraxhitë e fajdexhitë në Prishtinë e dijnë (lekcion i viteve ‘90) së mbajtja e pareve kesh në kohë inflacioni (21%) i han ato, prandej duhet me i “shti në punë” – pra në qarkullim.

Mbajtja në qesen e shtetit të 700 milionëve është mungesë nikoqirllëku, sëkëndejmi menaxhim i keq. Keqqeverim.

160 milionë nga paret publike janë humbur në masë, për krye të mallit.

A është ky sukses i Qeverisë apo për këtë duhet të shkohet në burg?

Moslejimi në qarkullim i 700 milionëve (zero investime kapitale në katër miniszritë kryesore) shkakton humbje të pesëfisht sepse ato pare në duer të operatirëve ekonomik kushin me e shumëfishu vetën.

Pesëfishu!

Dhe, nuk do të rrezikonin të falimentojnë rreth 30% e kompanive në Kosovë.

Qeveria “më e mirë në botë” shet kopalla në Kuvend, sepse pothuajse nuk ka asnjë përgjigje në pyetjet e deputetëve.

Hekuran Murati flet parulla politike: “Shteti s’guxon në mbet n’tetik’!?”

Dhe përmend rezervat “e shpenzuara” shtetërore nga regjimi i kaluar (parullë e vjetër) që nuk janë para të gatshme dhe asnjë Qeveri nuk ka qasje në to!

Ministri nuk e di që ekziston ‘rezerva shtetërore’ dhe ‘fondi rezervë i KM’ i cili nuk është për t’u ruajtur por për t’u shpenzuar në rast emergjencave dhe të papriturash dhe natyrisht me nikoqirllak.

Kah erdh kapitali në vitin 2021 kur Kosova shënoi rritjën më të madhe ekonomike, prej 10.5%?

Një miluardëshi i mërgatës po dihet, po tjerat?

Çka nuk po funksionon sivjet e që vjet “dhezi”!?

Përgjigja në “ahmakinë” e Qeverisë mund të shtrohet në formë pyetjeje: Pse sivjet rritja ekonomike veç 3.1% sipas Bankës Botërore, e vetëm 2.7 % në projeksionet e FMN-së, kur Kosova nuk është e ndërvarur nga gasi rus?

Ndërsa del që edhe lajmi që dha Kurti për 40 mijë të punësuar është thjesht një trik. Pra rrenë e dizajnuar për t’u besuar!

Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021. Nga kjo del se punësimi i 40 mijë vetëve më 2021-22 është thjesht një shifër boshe dhe e manipuluar.

Bllokimi i 700 milionë eurove në Bankë dhe zero investime kapitale të kenë krijuar vende të reja pune, qysh iu ka pikë Kryeministrit të flasë në publik, është mashtrim klasik.

Le të flasin profesorët e ekonomisë dhe ekonomistët neutralë ndaj Qeverisë, nëse nuk janë shndërruar të gjithë në opurtunistë të pështirë dhe nëse këto shifra dalin të bërteta, Kurti do të duartrokitje edhe nga rivalët e tij!

Ose edhe më lehtë, le t’i zbardh Kurti kompanitë që kanë punësuar mijëra njerëz, që Kosova të krenohet me to!?

Jo me të dhëna të fabrikuara nga sistemi, Albin!

Të dhënat faktike flasin për një shoqëri që po varfërohet në përpjestum aritmetik, duke e “mund” edhe Moldavinë.

Madje, janë çmistue të lavdërohen me fukarallëk!?

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë