
Kryetarët e katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv këshilltari për media në MAPL, Arianit Abazi.
“Sot gjatë ditës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar letërdorëheqjet e kryetarëve të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ne jemi në komunikim me të gjitha insitucionet relevante për hapat e mëtejshëm sipas ligjeve në fuqi”, tha Abazi.
Të premtën kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka njoftuar se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës pas vendimit për largimin e komandantit të policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Pas këtij veprimi qindra pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga policia.
E me këtë rast dorëheqje kanë dhënë edhe katër kryetarët e komunave të veriut, njofton Klankosova.tv
Për shpalljen e zgjedhjeve Presidenca ka bërë të ditur se pas pranimit të njoftimit nga MAPL do të shpall zgjedhjet në këto komuna, si dhe më pas edhe konsultimet me partitë politike.











