Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Poeti dhe veprimtari i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, Haki Latifi boton librin “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË”

19/11/2022 - 17:55
në Opinione
A A
Poeti dhe veprimtari i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, Haki Latifi boton librin “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Haki Latifi poet dhe veprimtar i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, sapo ka botuar librin e titulluar “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË”, nga shtëpia botuese “Fidani” në Prizren, të drejtuar nga shkrimtari Berat Batiu.

Më poshtë po japim pjesë nga recensioni i poetit dhe kritikut letrar, Skënder Zogajt.

VARGJE TË SINQERTA

ME DASHURI TË PASTËR

I lindur më 1962 në Piranë të Prizrenit, Haki Latifi u rrit në një familje arsimdashëse, e cila shkollimin e fëmijëve e kishte preokupim kryesor. Hakiu pas shkollës fillore kryen shkollën e mesme dhe studimet për Gjuhë e letërsi në SHLP të Prizrenit dhe emërohet arsimtar në shkollën e fshatit të lindjes. Është koha kur regjimi policor e ushtarak serb i ndjek dhe i ndëshkon të gjithë shqiptarët që refuzojnë zbatimin e masave okupuese. Kësaj nuk i shpëton as Hakiu, i cili detyrohet të largohet nga Kosova dhe të vendoset në Zvicër. Mësuesi i ri, i brumosur me idealet iluministe të Rilindjes kombëtare, menjëherë lidhet me qarqet e mërgimtarëve dhe i rreket veprimtarisë atdhetare, duke u bërë pjesë e lëvizjes së madhe demokratike të Kosovës në krye me liderin historik Ibrahim Rugova, i cili fton shqiptarët për “Liri e demokraci” me sloganin “Me laps në Evropë”. Kësaj fryme i gjegjet dhe i shërben fuqishëm Haki Latifi, duke qenë në fokusin e veprimtarive atdhetare në Zvicër e më gjerë, që detyrë jetike kanë për ta ndihmuar materialisht dhe njëkohësisht për ta forcuar përpjekjen çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës në mposhtjen e robërisë. Hakiu vihet i tëri në shërbim të lirisë së atdheut.

2.Në shembullin e Rilindësve tanë, Haki Latifi e hap kuletën dhe e mpreh lapsin në shërbim të çështjes së atdheut. Ndër të parët nis organizimin e mërgimtarëve për grumbullimin e ndihmave për bashkatdhetarët në Kosovë, që okupatori po tentonte t’i gjunjëzonte përmes urisë, e njëherësh është ndër më aktivët në organizimin e tubimeve protestuese në Zvicër e më gjerë, për t’iu kundërvënë propagandës agresive dhe gënjeshtare serbe kundër shqiptarëve. Për këtë qëllim, Haki Latifi ka dhënë kontributin të vlershëm edhe nëpërmjet të shkrimeve, publicistike dhe letrare, që pasqyrojnë botën e pasur shpirtërore dhe idealizmin e tij të flaktë kombëtar. Shkrimet publicistike lexuesit kanë pasur rastin t’ia lexojnë nëpër periodikun e kohës, ndërsa krijimet poetike të përmbledhura në vëllimin me titullin simbolik “Rrënjët e fisit të lashtë” tash po e shohin dritën e botimit nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Fidani” në Prizren.

Fjala e autorit Haki Latifi

Libri i parë qenka emocion dhe përjetim i rrallë. Ëndrra ime u realizua…

Të nderuar miq,

Sot, SHTËPIA BOTUESE „FIDANI“ në Prizren, botoi librin tim të parë me titull : “RRËNJET E FISIT TË LASHTË”.

Një falënderim e mirënjohje e veçantë shkon për miqtë; recensentin e këtij libri, Skënder Zogaj, së bashku me lektorin z.Musa Bushrani. Kështu, të dy, me vërejtjet, sugjerime konkrete, i kontribuuan përmbajtjes së librit, duke i vlerësuar shkrimet e mia me përkushtim e profesionalizëm.

Përgatitjen teknike, pra edhe rregullimin e treguesit të titujve e ka bërë Berat Batiu, të cilin gjithashtu e falënderoj, duke i dëshiruar suksese në punën e tij profesionale.

Falënderim të veçantë i dedikohet mbesës sime Dafina Latifi për pamjen e kopertinës së librit.

Falënderim të posaçëm i shpreh bashkëshortes sime, Nexhmijës, e cila gjatë pjesës më të madhe të kohës, sa jemi bashkë, mori mbi vete barrën e përkujdesjes për ekonominë familjare, duke më mundësuar kështu vazhdimin e veprimtarinë shoqërore dhe atdhetare në dobi të vendit.

JU REKOMANDOJMË

TESTAMENT

TESTAMENT
24/04/2026 - 14:41

NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin...

Më shumëDetails

Vrasja krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare

Vrasja  krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare
23/04/2026 - 14:41

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist- Imam Kur flasim për mbrojtjen e jetës në kuadrin e jurisprudencës islame, duhet ta kuptojmë se kjo nuk është thjesht një rregull ligjor si...

Më shumëDetails

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur
23/04/2026 - 14:39

Nga Blerim Shala Në një bastore imagjinare politike, e cila do të bazohej fund e krye në përvojën e deritashme të rrjedhave politike në vend që nga dimri...

Më shumëDetails

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit
22/04/2026 - 08:36

Shkruan përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker Muajin e kaluar u bënë 27 vjet që kur NATO-ja, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për pjekuri politike, jo për lodhje institucionale

Kosova ka nevojë për pjekuri politike, jo për lodhje institucionale
20/04/2026 - 14:39

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, FWV (partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë që kërkon më shumë urtësi politike, më shumë përgjegjësi shtetërore dhe më...

Më shumëDetails

‘Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit

‘Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit
19/04/2026 - 14:10

Shkruan Kimete Berisha: Varfanjaku i dyshimtë (Kryeministri me popullin - qeveria me Pazarin) ... 1. Varfëria si alibi A është më keq të jesh kryeministër i pasur i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    304 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë