Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullohet nga puna logopedi Iljasa Fazliu i cili dyshohet se abuzoi me vajzën 3-vjeçare

29/11/2022 - 19:54
në Kryesore, Lajme
A A
Pezullohet nga puna logopedi Iljasa Fazliu i cili dyshohet se abuzoi me vajzën 3-vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

SHSKUK përmes Komisionit Disiplinor e ka pezulluar nga puna logopedin Iljasa Fazliun, pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës për shkak të skandalit me vajzën 3-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

“Ju njoftojmë se pas informatës me shkrim nga drejtori i Klinikës së Otoringologjisë, në lidhje me situtatën e u.d. Shefit të Defektologjisë, i njëjti është pezulluar nga puna nga Komision Disiplinor i QKUK-së, në bazë të Ligjit NR. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, nenit 85 paragarfi 1”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Por SHSKUK ka deklaruar se Fazliu kishte licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë. “Ndërkohë ju njoftojmë se i njëjti në kohën kur ka pranuar detyrën e u.d. shefit ka prezentuar licencën valide të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila figuron në dosjen e personelit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Nga SHSKUK nuk kanë sqaruar se për çfarë licence bëhet fjalë pasi kompetenca për licencimin e profesionistëve shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë janë bartur tek odat e profesionistëve nga viti 2017.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë me autizëm teksa po e trajtonte në ordinancën e tij private në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Fazliu po dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, pasi sipas Gjykatës ka përdorur metoda të papërshtatshme për trajtim ndaj fëmijës.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut.”

Përveç tij, masa e paraburgimit iu është caktuar edhe babait të vajzës dhe familjarit të tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht logopedin, si ‘qërim’ hesapesh për abuzimin e fëmijës.

“Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.”, thuhet në njoftim.

Logopedi Iljasa Fazliu, i cili banon në Prishtinë dhe me profesion është defektolog – logoped, ushtron detyrën e shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK po dyshohet se ka kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Ai rrezikon të dënohet me 1 vit burgim, por në rast se gjendja e viktimës përkeqësohet, atëherë mund të dënohet me jo më shumë se 3 vjet burgim.

Ai po dyshohet se gjatë ditës së shtunë, në cilësinë e mjekut “ka përdorur metodë të papërshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijës me autizëm, ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, duke i bërtitur me tone të larta “ik.. ik atje, ti koke budallicë, ta q* bota nanën” dhe fjalë të tjera, duke mos iu përmbajtur kështu parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, me ç’rast kanë ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijës”.

Prandaj, Prokuroria ka kërkuar që ai bashkë me dy të dyshuarit që e kanë sulmuar të dërgohet në paraburgim, pasi raportet mes tyre janë aq të acaruara dhe nëse të njëjtit lihen në liri mund ta përsërisin veprën, ose të kryejnë vepër tjetër me pasojë edhe më të rënda.

Rrahja e mjekut që i parapriu arrestimit

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të rrahjes së mjekut, në lokalin Metro, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, dje pasdite, ku shihet se si sulmohet nga dy të dyshuarit e tjerë.

Ndryshe, nga SHSKUK kanë deklaruar se me të parë lajmin kanë kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë, nën menaxhimin e së cilës klinikë është Shërbimi i Logopedisë, që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institicionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë, nën menaxhimin e së cilës klinikë është Shërbimi i Logopedisë, që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi” – thanë nga drejtoria e SHSKUK.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë