Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertët tregojnë se çka duhet të bëni nëse nuk po mund ta harroni ish-in tuaj

20/12/2021 - 01:45
në Lifestyle
A A
Ekspertët tregojnë se çka duhet të bëni nëse nuk po mund ta harroni ish-in tuaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fundi i një marrëdhënieje mund të mos jetë edhe mbyllja e saj, duke bërë që njerëzit të mendojnë vazhdimisht për dashurinë e humbur dhe ish-in e tyre.

Summer Watson , trajnere e certifikuar tha se ka shumë arsye pse një person mund të mos jetë në gjendje të ndalojë së menduari për ish-in

Ajo tregoi se kjo mund të ndodh nëse nuk e keni liruar veten ende nga ajo lidhje.

Sipas saj, mund të ketë pasur ndonjë çështje të pazgjidhur që shkaktoi ndarjen ose ju jeni ende të pikëlluar për lidhjen dhe mund të mendoni se kurrë nuk e keni mbyllur vërtet, transmeton Klankosova.tv.

Tjetër arsye se ju e mendoni ish-in taj, sipas Watson mund të jetë edhe ajo se ju mund të jeni duke e idealizuar marrëdhënien, që do të thotë se mund të mbani disa mendime joreale për marrëdhënien ose ta konsideroni atë si më të mirë se sa ishte në të vërtetë.

Por, si mund të gjesh një zgjidhje dhe të mos mendosh më për ish-partnerin apo ish-partneren?

Sipas ekspertëve, për ta bërë këtë është e rëndësishme të shqyrtoni ndjenjat tuaja të pazgjidhura për marrëdhënien.

Mendoni më thellë se si ndiheni për ish-in tuaj, a është ndenjë trishtimi, zemërimi, humbje apo pikëllim?

Identifikoni ndjenjat tuaja, shkruani ato dhe eksploroni hapat që mund të ndërmerrni për të filluar të çliroheni nga marrëdhënia, vendimet që dëshironi të merrni për jetën tuaj dhe marrëdhënien tjetër në të cilën zgjidhni të jeni.

Mendoni për raste specifike kur keni qenë në konflikt ose në mosmarrëveshje me ish-in tuaj, ky është një ushtrim që do t’ju mbështesë në dy mënyra.

Do t’ju udhëzojë të mendoni për marrëdhënien nga një kornizë realiste kundrejt idealizimit të ish-it.

Identifikoni shkaktarët tuaj, kuptoni se ato ishin kujtime të së kaluarës dhe dijeni se është mirë të kujtoni dikë me dashuri.

Nëse ndiheni të paplotësuar emocionalisht, pyesni veten pse. A jetoni në përputhje me vlerat tuaja? A po jetoni një jetë sipas kushteve tuaja? A po kërkoni miqësi që janë kuptimplote? A jeni duke u fokusuar në plotësimin e nevojave tuaja kundrejt kërkimit të dikujt tjetër për të përmbushur ato nevoja? A po e bëni veten prioritet dhe a po krijoni zakone të shëndetshme që do të mbështesin mirëqenien tuaj mendore dhe fizike?

JU REKOMANDOJMË

Trupi s’është i turpit: Hapat për vetë-ekzaminimin e kancerit të gjirit!
Kuriozitete

Trupi s’është i turpit: Hapat për vetë-ekzaminimin e kancerit të gjirit!

15/10/2025 - 17:32
Nëse rrobave iu vjen era myk, ka një zgjidhje të lehtë dhe ju duhet vetëm një produkt kuzhine
Lifestyle

Nëse rrobave iu vjen era myk, ka një zgjidhje të lehtë dhe ju duhet vetëm një produkt kuzhine

15/10/2025 - 17:30
Thani rrobat më shpejt duke përdorur metodën me peshqir
Lifestyle

Thani rrobat më shpejt duke përdorur metodën me peshqir

15/10/2025 - 17:28
Gjesti human i Ensar Muzaqit: Hixhame dhe terapi fizikale falas për gratë që i mbijetuan kancerit të gjirit
Lajme

Gjesti human i Ensar Muzaqit: Hixhame dhe terapi fizikale falas për gratë që i mbijetuan kancerit të gjirit

04/10/2025 - 12:13
Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani – tregoni çdo gjë që dini!
Lifestyle

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani – tregoni çdo gjë që dini!

03/09/2025 - 14:18
Dieta e mollës, për të pastruar trupin dhe për të humbur peshë
Lifestyle

Dieta e mollës, për të pastruar trupin dhe për të humbur peshë

28/08/2025 - 15:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë