Shumë familje që jetojnë jashtë Kosovës përballen me një shqetësim të përditshëm: prindërit e tyre mbeten në vendlindje, shpesh pa pasur dikë pranë që mund t’u ofrojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje dhe nevojave të tjera, KosovaMed ofron shërbimin “Mjeku në Shtëpi”, përmes të cilit kujdesi profesional shëndetësor u shkon pacientëve drejtpërdrejt në shtëpitë e tyre.
Ky shërbim synon veçanërisht personat e moshuar dhe ata që kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Në vend që pacientët të përballen me vështirësitë e udhëtimit drejt institucioneve shëndetësore, KosovaMed ua mundëson marrjen e kujdesit në ambientin e tyre familjar, aty ku ndihen më të sigurt dhe më rehat.
KosovaMed thotë se kujdesi shëndetësor nuk është vetëm ofrim i një shërbimi, por edhe përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm ndaj secilit pacient.
“Çdo pacient ka rëndësi, çdo vizitë është përgjegjësi dhe çdo buzëqeshje është motivim”, thuhet në postimin e tyre.
Shërbimi “Mjeku në Shtëpi” ofrohet në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë KosovaMed në numrat 043 718 000 dhe 043 719 000, ose të drejtohen në lokacionin e tyre në Rrugën C, Ndue Përlleshi, Prishtinë.














