Momentet kritike në vendin tonë, sidomos çështjet që lidhen me veriun e vendit, jo rrallë tentohen të shfrytëzohen për protagonizëm nga “patriotët” që posedon vendi ynë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një i tillë na doli edhe sonte, oligarku i ndërtimit nga Mitrovica, Valdet Fejzullahu, pronar i Aurora Group.
Hipokrizia e oligarkut të ndërtimit shkon deri aty sa nuk e ndihmoi para pak javësh veteranin e UÇK-së që lëndua në vendin e punës në Aurora Group, por shfaqet tash në gatishmëri për ta ndihmuar Policinë e Kosovës që ndodhet në veri të vendit për të ofruar rend dhe ligj.
Pra, në një situatë të tillë shtrohet një dilemë lehtë e zgjidhshme: çfarë patrioti mund të tregohesh kur në një situatë të tillë kërkon famë por thjeshtë para pak javêsh nuk e ka ndihmuar veteranin e UÇK-së që ishte lënduar derisa po punonte në Aurora Group.
Ndoshta oligarku Fejzullahu duke e parë se nuk po mund të bëhet protagonist, ka vendosur ta shfrytëzojë këtë moment për pak famë, ani pse është e pashpjegueshme se çfarë mund të ndihmojë një biznesmen policisë që është institucion shtetëror.
Fejzullahu nuk ka specifikuar çfarë ndihme ka menduar, apo ndoshta edhe se ka menduar fare por ngutia për protagonizëm ka bërë që të shkruaj disa fjalë në Facebook, ndoshta nga ndonjë kafene.
Ky është postimi i plotë i Valdet Fejzullahut:
Si pronar i firmës “Aurora Group” dua të shpreh gatishmërinë tonë që t’i ndihmojmë Policisë së Kosovës që ndodhet e vendosur në veri të vendit, pra kështu, t’i shërbejmë vendit tonë për ta plotësuar obligimin që kemi ndaj tij.
Policia e Kosovës po ofron siguri në Veriun e vendit për të gjithë bashkëqytetarët tanë aty, andaj jemi të gatshëm për ndihmë e mbështetje me të gjitha mundësitë modeste që kemi për çkado që ata mund të kenë nevojë.
E kemi obligim ta duam dhe ta ndihmojmë vendin tonë dhe njëri-tjetrin deri në frymën e fundit!











