Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

INSTAT: Shqiptarët po martohen gjithmonë e më pak

06/01/2023 - 11:54
në Kuriozitete
A A
INSTAT: Shqiptarët po martohen gjithmonë e më pak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) bënë të ditur se në vitin 2021 u lidhën gjithsej 19.7 mijë martesa në të gjithë vendin.

Ndonëse në raport me vitin pandemik martesat janë rritur me 12.7% (teksa në 2020-n numri i tyre ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve), martesat mbeten më të ulëta në raport me para pandeminë.

Sipas INSTAT, numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12% më i ulët se në 2019-n dhe 15% më pak se në 2018-n. Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90.

Ndryshimi i stilit të jetesës, ku karakteristikë është rritja e moshës së martesës (3-5 vjet më shumë se në fillim të viteve ’90), plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sipas INSTAT, mosha mediane e popullsisë (mosha që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) ishte 38.2 vjeç në fillim të vitit 2022, rritje e ndjeshme në krahasim me fillimin e viteve ’90, kur ky tregues ishte më pak se 30 vjeç.

Në vitin 2021, mosha mesatare në martesë për burrat ishte 31,2 vjet (3 vjet më shumë se në fillim të viteve 90), ndërsa mosha mesatare në martesë për gratë ishte 27,7 vjet (gati 5 vjet më shumë se në fillim të viteve 90).

Në vitin 2021, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për burrat ishte ai i Gjirokastrës, me 33,6 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për burrat ishte Durrësi, me 30,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për gratë ishte i Lezhës, me 28,9 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për gratë ishte i Durrësit, me 27,1 vjet.

Ndonëse Tirana është qyteti i vetëm së bashku me Durrësin, që ka rritje të popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm, të rinjtë që banojnë në kryeqytet preferojnë të jetojnë vetëm.

Sipas INSTAT, në kryeqytet në 2021-n u shënuan 5.8 martesa për 1 mijë banorë, nga 7 që është koeficienti për të gjithë vitin.

Pas Tiranës, për numrin më të ulët të martesave renditen Vlora (6.1) Korça (6.2), Gjirokastra (6.7), që e kanë treguesin nën mesataren kombëtare.

Rekordin e martesave e mban Lezha (10.4) e ndjekur nga Berati dhe Dibra me nga 8.1. /Monitor

JU REKOMANDOJMË

Zbulohet mundësia e një trajtimi të ri për Parkinsonin
Kuriozitete

Zbulohet mundësia e një trajtimi të ri për Parkinsonin

08/11/2025 - 12:53
​20 qytetet më të pasura në botë
Kuriozitete

​20 qytetet më të pasura në botë

06/11/2025 - 10:54
Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla
Kuriozitete

Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

04/11/2025 - 13:06
Historia e shqiptarit në SHBA që regjimi komunist i mohoi të drejtën të përqafonte nënën e tij 90-vjeçare
Kuriozitete

Historia e shqiptarit në SHBA që regjimi komunist i mohoi të drejtën të përqafonte nënën e tij 90-vjeçare

22/10/2025 - 17:52
Ndodh në Ferizaj, instruktorja e autoshkollës gjobitet për përdorim telefoni!
Kuriozitete

Ndodh në Ferizaj, instruktorja e autoshkollës gjobitet për përdorim telefoni!

21/10/2025 - 10:13
Nga kjo e diel do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit
Kuriozitete

Nga kjo e diel do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

21/10/2025 - 08:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ky është numëri i votave që siguroi Rama përballë Çekut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sa vota patën Rama dhe Çeku në rundin e parë, e sa në balotazh?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokurori Peci për Veriu.info: Numërimi është ndërprerë përkohësisht në Mitrovicë, deri në arritjen e ekspertëve të KQZ-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë