Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Imer Mushkolaj: Jo, nuk janë të gjithë njësoj

29/01/2022 - 11:30
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E rëndësishme për zyrtarë të partive që kanë qenë në pushtet është që të gjithë t’i etiketojnë si të korruptuar dhe hajna. Ata kanë për qëllim që të krijojnë përshypjen se “të gjithë janë të njëjtë”, pra se të gjithë qenkan si ata. Por, nuk janë krejt njësoj.

Imer Mushkolaj

Është tragjikomike të dëgjosh eksponentë të partive që kanë qenë në pushtet, madje edhe kryeministra, teksa kritikojnë dhe sulmojnë qeverinë me gjuhë të ashpër e pa takt. Të diskredituar e pa kurrfarë kredoje morale, ata nuk ngurrojnë të hakërrehen nëpër studio televizive dhe jo vetëm, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se të gjithë qenkan njësoj, se edhe këta tash po u korruptuakan e po vidhkan si ata dikur, se edhe këta tash po vepruakan si ata.

Po t’i dëgjojë dikush që nuk ka jetuar në këtë vend mbase mund të besojë se ata kanë ardhur nga një tjetër planet, janë të pastër dhe nuk kanë kurrfarë hipotekash mbi supe. Por, realiteti është krejt ndryshe dhe është i hidhur. Shumica syresh kanë qeverisur, keqqeverisur vite me radhë dhe kanë qenë modeli më i keq i politikanit.

Ata kanë kultivuar e zhvilluar nepotizimin e punësimet familjare, në shumë raste hajninë e korrupsionin. Ata kanë kultivuar e zhvilluar papërgjegjshmërinë e mujshinë, arrogancën e jokompetencëm. Ata kanë mbushur institucionet me militantë në këmbim të votave, kanë shpërndarë para po për vota. Të njëjtët kanë pasur ndikim në secilin institucion e në secilën agjenci.

Të njëjtët kanë ndikuar me të madhe në sistemin e drejtësisë. Dhe tash, po të njëjtët, pa pikën e marres, shfrytëzojnë çdo rast për të shfryrë mbi rivalët politikë në pushtet, thua se janë më të këqinjtë e kësaj bote, thua se e kanë marrë këtë vend në qafë, thua se janë ata që kanë bërë çdo të zezë, çfarë kanë mundur, majtas e djathtas, për të përfituar për vete dhe të vetët. Po të njëjtët, pa pikën e marres, tash shesin moral se si u dashka e nuk u dashka qeverisur, se si u dashka orientuar buxheti dhe të mirat publike. Ndërkohë që sa ishin në qeveri i shteronin edhe rezervat shtetërore.

* * *

Dikush mund të pretendojë se duhet dëgjuar dhe marrë parasysh atë që dikush e thotë, e jo personin që e thotë. Por, kjo nuk është aq e lehtë. Si mund të jep dikush leksione qeverisjeje të mirë, përderisa sa ka qenë në pushtet ka qeverisur si është më keq? Si mund të shesë dikush moral politik, teksa kur ka qenë në pushtet ka qeverisur pa fije morali? Si mund të shitet dikush parimor, kur ka qeverisur pa parime?

Nuk mund të gjykohen qytetarët që ende ui përcjell mllefi për mënyrën e qeverisjes në të kaluarën, të karakterizuar me afera korruptive, papërgjegjshmëri e injorancë. Qeverisje të karakterizuara me nepotizëm e arrogancë. Mjafton të shohësh institucione, agjenci të pavarura e misione diplomatike për të konstatuar se deri në çfarë derexheje ka rënë qeverisja. Mjafton të shohësh sistemin arsimor, shëndetësor, por edhe thuaja të gjitha fushat tjera të jetës.

Ta bindësh dikë, së pari duhet të jesh vetë i besueshëm, duhet të të besojnë ata që pretendon t’i kthesh nga vetja, që ata t’iu besojnë argumenteve tuaja. Por, teksa dëgjon kush flet e si flet, kush kritikon e si kritikon, gjithçka shëmbëllen në komedi. Shpesh duket edhe si teatër absurdi. Sepse gjërat që thuhen e veprimet që bëhen janë absurde.

Është vështrië t’ia mbushësh mendjen dikujt se ti ke qenë i mirë në qeverisje, kurse këta pas teje janë të këqinj. Sepse, njerëzit nuk i ka lënë kujtesa dhe me lehtësi iu vijnë ndërmend krejt marifetet e bëra ndër vite. Iu vijnë ndërmend plot idiotizma të pashoq, që të fyejnë inteligjencën. Të bëjnë të ndjesh neveri për ata që kanë qenë protagonistë, e mosdurim për pretendimet e tyre tash. Sepse i njeh mirë, i njohin mirë të gjithë. Kanë shumë mëkate.

* * *

Sigurisht, bëmat e pushtetarëve aktualë kurrsesi nuk duhet amnistuar as arsyetuar me ato të atyre që kanë qenë në pushtet në të kaluarën. Përkundrazi, duhet mbajtur përgjegjës për çdo fjalë, për çdo premtim, për çdo veprim. Por, jo, nuk duhet lejuar që pa të drejtë të amnistohet përpjekja e kujdoqoftë se “të gjithë janë njësoj”, se “të gjithë janë hajna”, se “të gjithë janë mashtrues”. Përtej deklaratave për konsum ditor, njerëzit janë të vetëdishëm për bëmat e gjithsecilit dhe askush nuk mund t’i mashtrojë.

Përpjekjet për t’i futur të gjithë “në një thes” s’do të reshtin. As përpjekjet për të identifikuar me çdo kusht si përkrahës të ndonjë opcioni politik, varësisht nga kritika që bën. Por, e vërteta është se nuk janë krejt njësoj. Nuk janë krejt si ata. Ka të tillë që duan të punojnë drejt dhe pa hile. Ta duan, e jo ta zhvatin shtetin.

JU REKOMANDOJMË

KINOSTUDIO KOSOVA E RE
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

09/07/2025 - 20:32
Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë