Në anën tjetër Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë thotë se nuk u janë ndaluar shtesat zyrtarëve policorë, por se kështu si qëndrojnë gjërat ka zvogëlim të tyre.
“E kanë caktuar vetëm 1 % të buxhetit të përgjithshëm për pagat prej 745 milionë eurove lidhur me orët shtesë dhe rrezikshmërinë e policëve. Kjo nuk i mbulon as 10 % të kërkesave. Megjithatë na është premtuar se do të rregullohen me akte të veçanta nën ligjore”.
Kjo s`është pakënaqësia e vetme e tyre.
“E treta ka të bëjë me stazhin e punës. Zvogëlimi i kompensimit të përvojës së punës. Secili polic që ka përvojë më pak se 15 vjet do të marrë 0.25% kompensim për vitet e përvojes së punës, kurse ata mbi 15 vjet punë, me 0.5 %”, u shpreh Zeqiri për “Front Online”.
Pagat, nëse koeficenti është 120 euro
Ligji i Pagave në sektorin publik u miratua në Kuvend më 22 dhjetor të vitit 2022.
I njëjti të mërkurën e 4 janarit të 2023-ës mori dekretimin edhe nga anë e Presidentes, Vjosa Osmani.
Nëse vlera monetare e koeficientit është 120 euro, pagat do jenë si vijon:
Paga aktuale e presidentes nga 2.743 euro bëhet 2.160 euro.
Paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga 3.574 euro zbret në 2.100 euro.
Te kryeministri, i cili aktualisht pagën e ka 1.075.25 euro, me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit do të jetë 120 euro paga rritet në 2.040 euro.
Rritje të pagave do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët.
Për mjekët specialistë, projektligji për paga ka vendosur koeficientin 12, ndërkaq, për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, koeficienti është 5.6.
Paga aktuale e mjekëve specialistë është 600 euro, e cila me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 1.440 euro.
Për mësimdhënësit në shkollat fillore, të cilët marrin pagë mujore 470 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120, ajo rritet në 672 euro.
Sipas projektligjit, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8. Paga aktuale e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë është 525 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 696 euro.
Për mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, koeficienti me projektligjin e ri është 5.6.
Paga e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të ulët është 530 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 672 euro.
Me projektligjin e ri për pagat, koeficienti për policët është 4.4.
Paga aktuale e një polici është 392 euro, ndërsa me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 528 euro.
Koeficienti më i ulët në këtë projektligj është 2 dhe ai iu takon pozitave si: rekrut/ kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.












