Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjinekologu shqiptar i quan plaka gratë 30-vjeçare: Duhet të lindin 3 fëmijë

13/01/2023 - 11:39
në Lajme, Ndryshe
A A
Gjinekologu shqiptar i quan plaka gratë 30-vjeçare: Duhet të lindin 3 fëmijë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një intervistë e çuditshme ka ngjarë në një emision në Shqipëri. Në televizionin “Vizion Plus”, mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur rreth shtatëzanisë dhe ndërlidhjes së saj me trupin e gruas.

Në një mënyrë krejt bizare, z. Balili e krahason gruan që lind me një saksi. Pra në një mënyrë të papranueshme, ai e objektifikon trupin e gruas, duke e reduktuar atë në vetëm biologjikën e saj, atë të lindjes.

Tutje, gjinekologu ka theksuar se gratë që nuk lindin, në botëkuptimin e tij thellësisht patriarkal, thahen. Madje ai e bën një pretendim pak të çuditshëm, duke thënë se gratë që nuk lindin kanë një trend më të madh për t’u sëmuar nga kanceri i gjirit se gratë që lindin.

“Patjetër, çdokush që norma që duhet të bëjë është tre fëmijë. Me dy gruaja duhet të lindë. Lindja e lulëzon gruan. Është si puna e saksisë që lind trandafili. Dhe një grua që nuk lind, një grua që bënë vetëm një fëmijë, thahet si kumbulla ashavkë. Gratë që nuk kanë lindur fare, kanë një trend për t’u sëmuar nga kanceri i gjirit, më tepër se tjerat.” – tha ai në Vizion Plus.

Përtej kësaj, z. Balili ka rrëshqitur edhe në terma politikisht jo korrekte, e madje edhe jo shkencore. Ai ka pretenduar se gratë që lindin në moshën 30-vjeçare “vijnë për të lindur si plaka”.

Sipas tij, gruaja duhet të lind ndërmjet moshës nga 19 vjeçe deri në 28 vjeçe.

“Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qenrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për problemet shëndetësore. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë trajnuar shumë mirë për shtatëzaninë dhe aktivitetin seksual. Mjekët gjinekolog duhet të flasin nëpër shkolla. Ne nuk duhet të bëjmë aborte, janë të dëmshme. Mosha për të linduar është deri në 30 vjeç. Mua më janë dukur vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur si plaka. Femra 19 vjeç ka mbaruar adoleshencën, është pjekur dhe deri në 28 është lidnja normale. Organizmi është i perdispozuar për të dhënë vitalitet. Duhet të bëjnë deri në tre fëmijë”, tha mjeku.

JU REKOMANDOJMË

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
21/06/2026 - 11:08

Votat nga diaspora kanë bërë ndryshim në ndarjen e mandateve në këto zgjedhje. Vetëvendosje fitoi pesë ulëse më shumë, gjersa vlerësohet se një trend i tillë i mandateve...

Më shumëDetails

Paralajmëron eksperti i komunikacionit: Mungesa e radarëve po u jep dorë të lirë shkelësve në trafik

Paralajmëron eksperti i komunikacionit: Mungesa e radarëve po u jep dorë të lirë shkelësve në trafik
21/06/2026 - 10:46

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka vlerësuar për “Front Online” se mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë mbetet një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve në trafikun rrugor. “Mos respektimi...

Më shumëDetails

E rëndë, fëmija i lënduar me trotinet elektrik humb jetën në QKUK

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
21/06/2026 - 10:33

Një fëmijë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda pasi ishte rrëzuar nga një trotinet elektrik në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan më 8 qershor 2026, ka ndërruar...

Më shumëDetails

Dita e 21-të, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, një grup qëndruan edhe gjatë natës

Dita e 21-të, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, një grup qëndruan edhe gjatë natës
21/06/2026 - 10:18

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit....

Më shumëDetails

Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, hajnat marrin mbi 2500 euro

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
21/06/2026 - 10:04

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Prishtinë, ku dy persona të maskuar kanë arritur të marrin mijëra euro...

Më shumëDetails

Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë
21/06/2026 - 09:43

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka hyrë me forcë në një shtëpi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë