Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oliver Ivanoviq, heroi i Albin Kurtit

20/01/2023 - 22:44
në Opinione
A A
Ku(sh) është Vjosa Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajtimi i Ivanoviqit si hero është fyerje për secilin familjar të 10 të vrarëve me 3 dhe 4 shkurti 2000, me të cilët Kurti ndër vite e ka mbajtur përgjegjës atë. Është poshtërim për secilin të plagosur e të torturuar dhe çdo të dëbuar nga Veriu ato ditë. Për ta, Oliver Ivanoviq do të mbetet përjetësisht një kriminel. Siç ishte dikur edhe për Albin Kurtin, për të cilin tash duket se është shndërruar në hero

Shkruan: Shkodran Hoti

3 dhe 4 shkurt 2000. Nata në mes të këtyre dy ditëve ishte e fundit për 10 shqiptarë në Mitrovicën e Veriut: Shqipe Vocën, Bashkim Rrukecin, Nderim Ajetin, Niman Sejdiun, Muharrem Sokolin, Selime Berishën, Nexhmije Xhakën, Nezir Vocën, Sabaha Abrashin dhe Remzije Canhasin. Ata ishin burra e gra, midis tyre fëmijë e pleq nga 13 deri në 65 vjeç. Brenda asaj nate edhe 25 të tjerë ishin plagosur. E brenda atij muaji mbi 1560 familje me më shumë se 11.300 anëtarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Veri.

Sipas dëshmitarëve, autorë të këtij krimi ishin: Oliver Ivanoviq, Dragan Delibashiq, Milodrag Raliq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Martinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mandiq, Dragan Shilkoviq, Dulko Shilkoviq e të tjerë. Ndërsa sipas Halit Beranit nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, në krim ishin të përfshirë dhjetëra kriminelë që kishin ardhur me tre autobusë nga Serbia më 2 shkurt, një ditë para masakrës.

Këto që u thanë më lart janë fakte që askush tjetër nuk i ka përsëritur në publik më shpesh se Lëvizja Vetëvendosje. Këtë ngjarje të trishtueshme kjo parti e quante spastrim etnik, derisa ekzekutuesit struktura kriminale të përfshira në formacionet paramlitare të Sllobodan Millosheviqit. Krahas këtyre të fundit, nga partia e Albin Kurtit akuzohej edhe KFOR’i francez, që sipas tyre kishte lejuar që këto vrasje të kryheshin para syve të tyre.

Në shumë përvjetorë të këtyre ditëve të tmerrit, VV kishte organizuar edhe tryeza me familjarë të viktimave e dëshmitarë të këtij krimi. Derisa përmes shumë komunikatave për media, VV fajësonte institucionet vendore dhe misionet ndërkombëtare që nuk sollën drejtësi për 3 dhe 4 shkurtin, ajo zotohej që drejtësia për viktimat do të gjente dritë.

Ai që VV vazhdimisht e përmendte si një ndër protagonistët e vrasjeve të 3-4 shkurtit të vitit 2000, Oliver Ivanoviq, me 21 janar 2016 ishte dënuar me 9 vite heqje lirie. Me vendimin final të aktgjykimit të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i EULEX’it, me në krye gjyqtaren Roxana Comsa, Ivanoviq ishte gjetur fajtor për vrasje të civilëve shqiptarë në Mitrovicë në vitin 1999, derisa nuk ishte vërtetuar nëse i njëjti kishte nxitur vrasje apo dëbim të shqiptarëve më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.

Këtë dënim të EULEX’it ndaj politikanit serb Ivanoviq, VV po atë ditë e kishte quajtur poshtërim të drejtësisë e padrejtësi ndërkombëtare. Duke e quajtur kriminel, partia e Kurtit e bënte përgjegjës Ivanoviqin për veprime konkrete dhe dhënie të urdhrave për vrasjen e 45 civilëve shqiptarë, lëndimin e qindra të tjerëve dhe dëbimin e mbi 12 mijë shqiptarëve nga Mitrovica e Veriut.

Pesë ditë pa i mbushur dy vite që ishte dënuar, më 16 janar 2018, Oliver Ivanoviq u vra, para zyrës së partisë së tij “Liri, Demokraci, Drejtësi” në Mitrovicën e Veriut. Edhe pas vrasjes së tij, në një reagim përkujtues për 3 dhe 4 shkurtin, në vitin 2019, duke përdorur një deklaratë të Ivanoviqit dhënë për New York Times, VV e mbante përgjegjës atë për vrasjen e 10 shqiptarëve pas luftës. Madje kjo parti kritikonte qeverinë e atëhershme që kishte mbajtur një minutë heshtje pas vrasjes së Ivanoviqit.

Por, në përvjetorin e pestë të vrasjes së këtij të fundit, kur në qeveri është VV dhe kryeministër është Albin Kurti, Oliver Ivanoviq u përkujtua me një video gati dy minutash, ku i pari i ekzekutivit kosovar thur lavde të panumërta për atë që e quante kriminel. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e quan të hapur, të sinqertë, të mprehtë e të respektueshëm Ivanoviqin. Atë që kishte kërkuar me vite të tëra të dënonin si kriminel, Kurti në këtë video kërkoi ta kujtojmë si njeri që punoi për të ardhme të qëndrueshme dhe një Kosovë shumë etnike.

Pikërisht Kurti, të cilit i pengonte pse Qeveria e Kosovës kur në krye të saj nuk ishte ky, kishte mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e politikanit serb, po kërkon zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit dhe vendosjen e drejtësisë për të. Natyrisht se thirrja e kryeministrit Kurti pavarësisht çfarë ka menduar e thënë dikur, është me vend. Drejtësi duhet të ketë edhe kur vriten kriminelët. Edhe për ta. Edhe për Ivanoviqin. Për çdo njeri që privohet nga jeta.

Megjithatë, përtej keqardhjes që mund të ndihet për vrasjen e kujtdo, në asnjë mënyrë s’mund t’i ndërrohet historiku jetësor askujt, siç bëri paturpësisht kryeministri Albin Kurti me këtë video. Thirrja që të ketë drejtësi për Ivanoviqin, s’mund të përcillet me elozhe për të si dikush që e donte diversitetin etnik dhe që punoi për Kosovën shumë etnike. I gjallë Oliver Ivanoviq zyrtarisht ka qenë i dënuar si një kriminel që ka vrarë shqiptarë, dhe i tillë mbetet edhe i vdekur.

Është e padiskutueshme se Albin Kurti e di këtë. Por është krejtësisht e paqartë – për mua – ky reagim dhe kjo qasje e tij skandaloze. Me gjuhë të tillë si për Ivanoviqin, Kurti s’është shprehur as për Salih Mustafën – Komandant Calin, kur ai u dënua nga Specialja, ani pse luftën e UÇK’së thotë se e sheh të drejtë teksa e ka kontestuar prej kohësh Gjykatën Speciale.

Për të mos u thelluar në krahasime, kjo metamorfozë e qëndrimit të Kurtit për Ivanoviqin është ofendim i pashembullt për familjarët e viktimave për të cilat politikani serb ishte dënuar. Trajtimi i Ivanoviqit si hero është fyerje për secilin familjar të 10 të vrarëve me 3 dhe 4 shkurti 2000, me të cilët Kurti ndër vite e ka mbajtur përgjegjës atë. Është poshtërim për secilin të plagosur e të torturuar dhe çdo të dëbuar nga Veriu ato ditë. Për ta, Oliver Ivanoviq do të mbetet përjetësisht një kriminel. Siç ishte dikur edhe për Albin Kurtin, për të cilin tash duket se është shndërruar në hero.

Ose thjesht kjo video është veç një hap tutje në planet e tij që të bindë ndërkombëtarët se ky shqetësohet për serbët në Kosovë, ani pse nuk e pranon Asociacionin, nuk ua lejon zgjedhjet dhe disa prej tyre vendosin barrikada në Veri e trazojnë atë pjesë të Kosovës. Ose edhe mund të jetë përpjekje për të promovuar idenë se në Kosovë ka serbë që Albin Kurti i respekton, nderon dhe integron dhe të tjerë që i quan vegla të Vuçiqit. Kushedi. Ça s’ka.

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë