Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për Asociacionin

05/02/2023 - 21:57
në Opinione
A A
Për Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni duhet të bëhet. Prandaj, Asociacioni do të bëhet

Shkruan: Arben Idrizi

Asociacioni duhet të bëhet. Prandaj, Asociacioni do të bëhet.

Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë duke e kërkuar serbët e Kosovës, qytetarë të Kosovës, dhe për më tepër, janë duke e kërkuar me këmbëngulje dhe në pritje të pakthyeshme të gjitha fuqitë, mbështetëse dhe siguruese të shtetësisë së Kosovës – të cilat përfaqësuesit tonë, në pozitë a opozitë, të mbështetur për muri a thjesht rrahagjoks – i thërrasin, me gojën plot, miq e aleatë.

Për rrjedhojë, në cilindo raport, ndërnjerëzor, ndërgrupor e ndërshtetëror, arsyeja na thotë se miqësia, aleanca, të qenit i mbështetur, i siguruar, madje më tej, edhe kanakar i dikujt, nënkupton krejt natyrshëm dhe njerëzishëm po ashtu edhe dëgjueshmëri dhe përmbushje të pritjeve. Do ishte bizare vetëm të mendohet se ai që është pothuajse krijuesi yt, rritësi dhe mbrojtësi yt mund të qenkërka ai që të shtyn të bësh një veprim kundër vetes. Do të ishte aq perverse edhe vetëm si ide.

***

Ka disa motive pse pushteti i sotëm dhe të tjerët e mundshëm e refuzojnë Asociacionin. E pari dhe më i fuqishmi është thjesht nacionalist: serbëve të Kosovës, të cilëve, sipas tyre, u është dhënë deri më tani më tepër se sa që e merritojnë, nuk duhet assesi t’u jepet asgjë më tepër, në pritje që t’u merret edhe ajo që mendohet se s’duhet ta gëzojnë. I dyti, krejt i paarsyeshëm: Asociacioni mund të krijojë konfuzion, kaos dhe në këtë vazhdë të hapë rrugë drejt ndarjes së vendit.

***

Nga ana tjetër, Asociacioni vjen si kërkesë e vetë serbëve të Kosovës, të cilët – ende në fazën kur ende nuk janë këndellur nga ndryshimi rrënjësor që ka sjellë përfundimi i luftës dhe krijimi i shtetit të Kosovës – e shohin këtë si një mundësi për t’u siguruar se ky do të jetë vendi i tyre, këtu do të jetojnë dhe këtu do t’i gëzojnë të drejtat e tyre, brenda një gëzofi etnik, për aq sa kjo të jetë e nevojshme, deri atëherë kur qytetari i Kosovës do të jetë thjesht kosovar. Ose, përtej ndonjë afati kohor, Asociacioni duhet dhe do t’i sigurojë se do t’i gëzojnë të drejtat e tyre të përkatësisë etnike, ashtu siç është e drejtë, pa e nëpërkëmbur a mohuar përkatësinë shtetëtore. Dhe kjo është një nga të mirat më të mëdha të demokracisë.

***

Fatkeqësisht në Kosovë, nga ana e shumicës shqiptare dhe fatkeqësisht në katror nga ana e atyre që sotë janë në pushtet, sidomos dy personaliteteve më të larta politike, kryeministrit dhe presidentes së Kosovës, Asociacioni, përkatësisht e drejta për të, është përçmuar dhe luftuar në mënyrën më brutale. Prej tyre, pra fatkeqësisht sidomos prej tyre është vënë në fuqi dhe përhapur termi përçmues ‘Zajednica’, përmes të cilit është munduar vazhdimisht të mohohet dhe njolloset e drejta e krjimit të tij. E gjithë kjo fushatë ishte thjesht një imitim idiotik i fushatave të cilat vetë ne, gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, i kishim pësuar mbi kurrizin tonë.

Po pikërisht ata që e kishin vënë në skenën e përgjakshme atë përçmim një ditë u detyruan ta na e dorëzojnë atë që na takonte dhe të cilën donin të na e mohonin. Mendja e shëndoshë na e thotë se pikërisht këta që e vunë në skenë këtë përçmim, nesër do të detyrohen ta dorëzojnë atë që u takon dhe po mundohen t’ua mohojnë bashkëqytetarëve tonë serbë, Asociacionin. Përçmimin mandje le ta mbajnë nën jastëkët e tyre.

***

Për mendimin tim, krijimi më në fund i Asociacionit do të ishte po ashtu një manifestim i vullnetit të mirë për vazhdimin e dialogut dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje finale.

Do të ishte po ashtu një mundësi e mirë që të hapen rrugë të gjera dhe me shikim të pastër për të kërkuar të drejta për pakicat shqiptare në rajon.

Edhe më tej dhe edhe më mirë, do të ishte po ashtu një mundësi që kështu të shkojmë duke e zgjeruar zonën e demokratizimit. Kjo do të nënkuptonte të bëjmë edhe një gjë që ende s’e kemi bërë dhe e cila për çdo ditë të lume i bie alarmit emergjent: të bëjmë çmos që t’i integrojmë pjesëtarët e komunitetit RAE në jetën shoqërore të vendit, të ndihemi ne së pari bashkëqytetarë të tyre dhe në vijim ata bashkëqytetarë tanët.

Gjithsesi do të ishte një tregim për një hap të mrekullueshëm për një vend me demokraci të brishtë në zhvillim.

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë