Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Padije e mashtrim!

19/02/2023 - 18:06
në Opinione
A A
Padije e mashtrim!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqiptarët kosovarë kanë një qasje dubioze ndaj Atdheut, sepse në themele të dijeve të tyre humanistike qëndron brutalisht qasja nacionaliste – si deklaratë politike – që gërryen legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit

Nga Halil Matoshi

Derisa elitat politike e kulturore si dhe qytetarët kosovarë janë në terrin e injorancës, për sa i përket identiteteve dhe rendit simbolik, raporti i tyre me shtetin sovran ashiqare do të jetë ai i vrasësit epistemologjik.

Porse, të trajtojmë fillimisht mashtrimet publike, që janë përqafuar gjërësisht në Kosovë, pa asnjë qasje kritike, në raport me modelin konstitucional të Kosovës dhe obligimet e shteteve në të drejtën ndërkombëtare.

Në themelet e konstituimit të Kosovës janë katër marrëveshje ndërkombëtare – që burojnë nga vullneti qytetar dhe kanë fuqinë e ligjit të brendshëm – por që Serbia nuk i ka nënshkruar as ratifkuar (e ka nënshkruar atë të Brukselit 2013 porse nuk e ka ratifikuar, porse kjo nuk e ndikon faktin se Kosova në sistemin e saj e ka adoptuar si Marrëvshje Ndërkombëtare, pra e ka bërë ligj të brendshëm dhe obligim të jashtëm.

Sistemi politik kosovar në thelb, i ratifikon në Kuvend më 80 vota plus edhe marrëveshjet ndërkombëtare me banka e agjenci shtetërore, si psh. me bankën zvicerane ose me USAID amerikan dhe këto marrëveshje cilësohen ndërkombëtare, pa u paraqitë nevoja që të ratifikohen nga shtetet përkatëse si Zvicra ose ShBA-ja.

Katër detyrimet e njëanshme që Kosova i ka marrë para bashkësisë ndërkombëtare (filimimisht Grupit të Kontaktit) me pranim deklarativ në Kuvend, nënshkrim para faktorëve ndërkombëtar ose ratifikim janë:

Marrëveshja e Rambouillet,
Propozimi gjithpërfshirës për zgjidhjën e çështjës së Kosovës/Pakoja Ahtisaari;
Deklarata e pavarësisë dhe
Marrëveshja e parë në Bruksel (2013) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, këshilltarët joformalë të Qeverisë “e këshillojnë” atë që të shkelë rendin kushtetues dhe ndërkombëtar (verdikti i Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin, pika 2 deklarohet si jokushtetues) kurse ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare deklarohet si jo valide, sepse nuk i paska ratifikuar Kuvendi i Serbisë!? Kjo i bjen – shkurt e shqip – të heqësh dorë nga Paketa Ahtisaari (e pranuar me Rezolutë në Kuvend, më 5 mars, 2007) e sëkëndejmi edhe nga Deklarata e Pavarësisë (17 shkurt, 2008) sepse nuk janë pranuar e ratifikuar nga shteti serbian!???

Kjo është qasja jologjike dhe nacinaliste, e instrumetalizuar si mohim i vetqenies juridike. Sipas kësaj logjike juridike, Kosova e ka pranuar Pakon Ahtisari me vetën – sëkëndejmi nuk është marrëveshje ndërkombëtare – dhe në bazë të saj, e ka shpallur Deklaratën e pavarësisë me vetën, të nëshkruar nga të gjithë ligjvënësit pos serbëve. Ashiqare që GjND -ja ka konfirmuar që të tilla – më vetën – bëhen deklaratat e mëvetësisë, porse nuk janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Në fund, mosdijen, arrogancën dhe raportin brutal ndaj konstiucionit (refuzimin e respektimit të ligjeve) e ilustron sjellja prej banditi e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili, sëfundi, nuk e luajti bythën kur u intonua himni kombëtar i Kosovës, në një event sportiv ku ishte i pranishëm!

Mosrespektimi për rendin simbolik është manifestim injorance e arrogance si dhe mosbesnikëri ndaj Atdheut. Shteti është Atdheu konkret, të cilit, shtetasit ndjejnë obligim t’i japin dashuri, kurse qeveritarët e kanë detyrim këtë, sepse janë nën betim. Ligji për simbolet shkilet nga 98% e popullsisë në Kosovë dhe trajtohet më keq se ai për duhanpirjën në ambiente të brendshme!

Vendet që nuk kanë kapacitete për vëndosjën e shtetit ligjor (zbatimin e ligjeve burimore dhe të adoptuara nga Konventat Ndërkombëtare) cilësohen shtete të dështuara (failed state) dhe Kosova, për aq kohë sa 51% e zgjedhësve e miratojnë në heshtje aktin joetik të Buslimit, do të jetë shtet i dështuar.

Në këtë rrethanor e ka vënë bastin e saj Serbia.

JU REKOMANDOJMË

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë