Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bota pas luftës në Ukrainë

21/02/2023 - 14:33
në Opinione
A A
Bota pas luftës në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një luftë tjetër e pakuptimtë që nisi nga një superfuqi po rrënon botën.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga ana e Rusisë ka qenë katastrofal. Ai çoi në humbjen e dhjetëra mijëra jetëve të vlefshme, zhvendosjen e milionave dhe shkatërrimin e panumërt të shtëpive, ndërtesave civile dhe infrastrukturës.

Ai zbuloi gjithashtu pozitën morale dhe strategjike të Rusisë në botë, ku është bërë e qartë se sa keq është përgatitur ushtria ruse dhe sa e ekzagjeruar ka qenë fuqia e saj ekonomike.

Lufta ka qenë shkatërruese për mbarë botën. Ajo jo vetëm që ka destabilizuar tregjet energjetike, shkaktoi inflacionin dhe çrregulloi furnizimin me ushqim dhe mallra, por gjithashtu ekspozoi dhe përkeqësoi gjendjen e keqe të çështjeve botërore, duke përshpejtuar përhapjen bërthamore, duke nxitur garë armësh duke gjymtuar Kombet e Bashkuara dhe duke minuar ligjet ndërkombëtare, bashkëpunimin shumëpalësh dhe asistencën humanitare.

Me të vërtetë ka qenë një luftë e marrë

Ndërhyrja ruse në punët e Ukrainës ka eskaluar në vitin 2014 me aneksimin nga forcat ruse të gadishullit ukrainas, Krimesë dhe nxitjen nga ana e tyre të një konflikti në rajonin e Donbasit. Dështimi i fuqive evropiane për të arritur një zgjidhje diplomatike në vitet pasuese, kombinuar me shtytjen e Shteteve të Bashkuara për ta zgjeruar NATO-n kah Lindja, çoi në më të keqen, përpjekjen më primitive për zgjidhjen e konfliktit: zgjidhje lufte.

Vendimi i Rusisë për ta pushtuar dhe bombarduar xhanin e saj, Ukrainën, pas mburrjes së gjatë për lidhjen, historinë dhe kulturën e përbashkët, nuk është romantik; është nekrofilik.

Kjo bëri që e mbarë bota të ndihej më e pasigurt. Dhe sikur të gjitha luftërat e zgjedhura para saj, ajo ka ekspozuar kufijtë dhe dështimin e plotë të sistemit ndërkombëtar.

Rendi bipolar, njëpolar dhe tani multipolar i rendeve botërore ka demonstruar se kur fjala është për fuqitë botërore, nuk mund të ketë shpresë nga ligji ndërkombëtar apo marrëveshjet ndërkombëtare, gjatë konflikteve gjeopolitike. Është për të ligun që të bëjë nderim me armë dhe për të fortin të dhunojë.

Është një sistem global i manipuluar që favorizon të fuqishmin kundër të ligut – një sistem, që, sipas të gjitha gjasave, do të çojë në më shumë vende që të ndjekin një pjesë bërthamore për të mbrojtur vetveten. Nuk është çudi, shumë mendojnë se Ukraina ishte naivitet që të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore të epokës sovjetike të 1994-ës, në këmbim të garancive ndërkombëtare, duke përfshirë garancitë ruse dhe amerikane të sigurisë, sipas Memorandumit të Budapestit.

Më shumë vende si Irani, Japonia, Korea e Jugut mund t’i ndjekin hapat e Pakistanit, Indisë, Koresë së Veriut dhe Izraeli duke u nukelarizuar, duke shkelur përpjekjet për mospërhapje. Siguria ndërkombëtare është tensionuar më tej nga thirrja e Rusisë për luftë bërthamore, traktatet bërthamore të skaduara dhe modernizimi i fshehtë i armëve bërthamore nga ShBA-së të zhvendosura në mes vendeve të NATO-s.

Perëndimi po hidhet po ashtu në garën e armëve. Në janar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri një deklaratë mjaftë ‘orwelliane’, duke thënë “armët janë – në fakt – mënyra për paqe”.

Kombet evropiane, të mëdha e të vogla, janë duke rritur shpenzimet e tyre ushtarake, përfshirë një superfuqi, Gjermania, e cila ka qëndruar anash garës që prej humbjes në Luftën e Dytë Botërore. Vitin që shkoi, Berlini, njoftoi se po themelonte një fond ushtarak me vlerë mbi 113 miliardë dollarësh.

Rusia gjithashtu ka planifikuar një buxhet mbrojtës për vitin 2023 afërsisht 84 miliardë dollarësh, 40 përqind më i lartë se parashikimi i vitit 2021. Për të qenë të sigurt, kjo është vetëm 10 përqind e asaj që ShBA-ja do të shpenzojë në ushtri gjatë 2023-ës.

Të alarmuar nga zhvillimet në Evropë dhe retorika armiqësore nga Perëndimi, Kina gjithashtu i është bashkuar garës për rritjen e shpenzimeve ushtarake – më të mëdhatë ndonjëherë në terma absolut, duke nxitur shpenzime më të mëdha ushtarake ndër fqinj.

Gara e re për armët është lajm i madh për industrinë ushtarake që është duke lulëzuar si kurrë më parë. Që prej 2014-ës, shpenzimet botërore ushtarake janë rritur në secilin vit, duke u rritur në lartësinë më të madhe të gjitha kohërave, prej 2.1 trilionë dollarësh në vitin 2021. Joçuditërisht, pesë shpenzuesit më të mëdhenj janë ShBA, Kina, India, Mbretëria e Bashkuara dhe Rusia, që përbën 62 përqind të shpenzimeve globale të mbrojtjes.

S’ka nevojë të thuhet, por kjo rritje në shpenzime ushtarake e bën të nevojshme shkurtimin e shpenzimeve të tjera publike – shumica në sigurinë shoqërore, edukim dhe shpenzime shëndetësore – që nuk është e mirë për të mirën e përbashkët.

Shtrirja e luftënxitjes globale u shfaq edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih të mbajtur së fundmi. Derisa Stoltenberg paralajmëroi Perëndimin që të mos e bëjë të njëjtin gabim sikurse Kina që bëri me Rusinë, liderët perëndimorë theksuan përkushtimin e tyre për luftë, duke e kthyer hollin e konferencave në një dhomë lufte – ku diplomacia u mallkua.

Ky është një lajm i keq për sistemin ndërkombëtar kaotik dhe të paqëndrueshëm dhe për sigurinë kontinentale fragjile në Evropë dhe në Azi. Lufta ushqen luftëra të tjera dhe në proces korrupton gjuhën, kultura dhe marrëdhënie ndërkombëtare duke përforcuar ciklin e marrëzisë. “Do të luftojmë deri në fund”, “për sa të zgjasë”, dhe “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, janë bërë mantra të udhëheqësisë së sigurisë perëndimore e cila duket se po shpërfill pasojat.

E gjithë kjo çmenduri demonstron se sa ka qenë shkatërruese shembulli i udhëheqësisë amerikane për botën – shembull i fuqisë së saj. Këmbëngulja e saj që nga viti 2008 për zgjerimin e aleancës së NATO-s, deri në kufijtë e Rusisë dhe “promovimi i demokracisë” në rajon ishin pretekstet kryesore për pushtimin rus.

Kështu, tejkalimi ushtarak, në veçanti pushtimi i Irakut me një pretendim të rremë, ka qenë faktor destabilizues në mbarë botën. ShBA, bashkë me Rusinë, kanë qenë një eksportues kryesorë i armëve, duke përfshirë disa nga kombet më të varfra në botë dhe në regjimet më të këqija, duke arritur marrëveshje sigurie faustiane me shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Lindjen e Mesme, ndërkohë që në mënyrë hipokrite mbrojnë luftën globale për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Nuk duhet të jetë befasi që pas pushtimit të vetë Irakut, dënimi që Amerika i bëri pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë bie në boshllëkun e shumicës së botës. Në mënyrë të ngjashme, njohja e aneksimit të paligjshëm nga Izraeli të territoreve të pushtuara palestineze dhe siriane ka minuar dënimin e vet për aneksimin e tokës ukrainase nga Rusia.

Cinizmi bartet në arenën ndërkombëtare dhe cinizmi i superfuqive është shpërndarë sikurse murtaja, duke arritur në secilin cep të botës. Hipokrizia e fuqive botërore ka minuar multilateralizimin dhe bashkëpunimin gjatë emergjencave shëndetësore dhe humanitare dhe ka tjetërsuar botën gjatë procesit.

S’është çudi, vendet në “Global South” janë në kërkim të interesave të tyre, çfarë mund të pasojë dhe kanë mbetur kryesisht neutrale ndaj luftës ruse në Ukrainë, pavarësisht presionit të Amerikës për angazhim. Derisa disa janë bashkuar me kombet perëndimore në dënim të pushtimit të Rusisë në OKB, shumica nuk kanë ngritur dorën në mbështetje të Kievit dhe kanë ruajtur apo edhe forcuar marrëdhëniet e tyre me Moskën.

Liderët jashtë orbitës se Perëndimit në përgjithësi janë bërë hibridë, duke refuzuar për t’u bërë pjesë e një kombi dhe për më tepër duke kërkuar të ruajnë interesat e tyre, duke shfrytëzuar marrëdhëniet me Uashingtonin, Moskën dhe Pekinin. Regjimet autoritare – të frymëzuara dhe me guximin nga sjellja e keqe e fuqive botërore – po veprojnë për të ruajtur interesat e tyre të ngushta, pavarësisht të mirës së përbashkët, apo çfarëdo konsiderate morale, publike ose globale.

Megjithëse kemi bërë hapa të mëdhenj përpara si qytetërim njerëzor, duke kulmuar me breza më të shëndetshëm, të pasur dhe më të edukuar, ne dukemi të tërhequr, nëse jo të varur, nga konfliktet shkatërruese që mund të na kthejnë gjenerata pas.

Historia na mëson se fuqitë e mëdha bien ose humbasin për shkak të luftërave të pamatura, dhe pa dobi. Për dekada, Rusia dhe Amerika kanë ndjekur gjurmët e njëra-tjetrës, duke luftuar në lufta që nuk mund të përfundonin përveçse në poshtërim dhe shkatërrim masiv.

Marwan Bishara është analist në Al Jazeera. Ai shkruan mbi politikat globale. Më parë ka qenë profesor universitar mbi marrëdhëniet diplomatike në Universitetin Amerikan në Paris.

Tekst i publikuar në AlJazeera, përkthyer nga KlanKosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë