Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rikthenani botën e lirë

04/02/2022 - 16:07
në Opinione
A A
Rikthenani botën e lirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duket se Putini mendon se ndarja dhe poshtërimi i Perëndimit për shkak të Ukrainës, do ta reduktonte NATO-n dhe partnerët e saj në një grup shtetesh, ku secili është i frikësuar dhe gati për kompromise. Nuk është një bast i keq, dhe ndalimi i Putinit nuk do të jetë aspak i lehtë. Por një botë e lirë që e kupton se alternativa e të varurit së bashku, është ajo e varjes njëri pas tjetrit në trekembësh, mund të fillojë të paktën të përballet me kërcënimin që përfaqëson vërtet Vladimir Putin

Nga Bret Stephens

Në një moment gjatë 30 viteve të fundit, koncepti i “botës së lirë” doli jashtë mode. Ndoshta kjo nisi të ndodhte që sapo mbaroi Lufta e Ftohtë. Ose lindi një mendim i mëvonshëm në një epokë në të cilën zhvillimi ekonomik, dhe jo liria politike, u bë parametri kryesor i matjes së përparimit të njerëzimit.

Ose ai ishte fryt i shumë njerëzve të vetëkënaqur, në një kulturë amerikane të fiksuar gjithnjë e më shumë pas mëkateve të veta, aktuale dhe origjinale. Ose nga njerëzit në vendet ku normat demokratike dhe parimet liberale po gërryheshin nga brenda, nga Hungaria në Indi, dhe deri në Shtetet e Bashkuara.

Por ne kemi urgjentisht nevojë që ta rikthejmë konceptin në vendin e tij të dikurshëm, si për fuqinë e tij sqaruese, ashtu edhe për forcën e tij morale. Perspektiva e një pushtimi rus të Ukrainës, po trajtohet nga avokatët e shumtë publikë të Vladimir Putinit, si një rast i rikonfirmimit të sferës historike të ndikimit të Rusisë, apo si një nxitje e parashikueshme kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.

Pra si një episod tjetër në lojën e politikës së fuqive të mëdha. Sipas kësaj logjike, synimet e Kremlinit janë të kufizuara, dhe kërkesat e tij të negociueshme. Është një logjikë joshëse, që nënkupton që diplomacia mund të funksionojë:Jepini Putinit diçka që ai dëshiron, thuajini që Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, ose largoni forcat e NATO-s nga ish-shtetet e Traktatit të Varshavës, dhe ai do të jetë i kënaqur.

Por kjo logjikë injoron dy faktorë:nevojat personale politike të Putinit, dhe synimet e tij të mëdha ideologjike. Putini nuk është as një Car, dhe as një president i vërtetë, në kuptimin që të qeverisë sipas rregullave fikse, që e legjitimojnë, por dhe e kufizojnë atë.

Ai është një diktator, i akuzuar shumë herë për sjellje korruptive dhe kriminale, dhe që nuk ka garanci për një largim të sigurt nga pushteti. Prandaj i duhet që të sajojë lloj-lloj mënyrash për të zgjatur sundimin e tij përgjithmonë.

Provokimi i krizave periodike në vende të tjera për të mobilizuar mbështetjen e brendshme, si dhe për të tërhequr vëmendjen globale, është një mënyrë e testuar me kohë nga diktatorët. Pra, sido që të zgjidhet kriza ukrainase, do të ketë me siguri kriza të tjera të krijuara sërish nga Putin.

Edhe sjellja e tij “paqësore” në këto momente, vetëm sa do të inkurajonte për operacionet e mëvonshme. Faktori i dytë rrjedh nga i pari. Mënyra përfundimtare për të konsoliduar diktaturën në Rusi, është diskreditimi i demokracisë, për ta bërë atë të duket e përçarë, e lodhur dhe e korruptuar.

Ekzistojnë shumë mënyra për ta bërë këtë, dhe Putini praktikon shumë prej tyre, nga mbështetja e partive dhe politikanëve ekstremistë, tek sponsorizimi i sulmeve kibernetike, dhe përhapja e teorive konspirative në mediat sociale.

Metoda më efektive është një lojë e hapur e fuqive të mëdha, që nxjerr në pah hendekun midis retorikës së fortë të Perëndimit për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar, dhe përllogaritjet e tij meskine mbi avantazhin tregtar, shpenzimet ushtarake, varësinë energjetike, dhe rreziqet strategjike.

Sulmi ndaj Ukrainës do të ketë kosto për Putinin, por ato do të kompensohen më shumë nëse ai mund t’i japë Perëndimin një ndjenjë të forë të dobësisë së vet. Suksesi i dhunuesit, varet në fund nga dorëzimi psikologjik i viktimës së tij.

Reagimi më i mirë afatshkurtër ndaj kërcënimeve të Putinit, është ajo që po fillon të marrë më në fund në konsideratë administrata Biden:një dislokim të përhershëm, në një numër të madh të forcave amerikane në shtetet e vijës së parë të NATO-s, nga Estonia në Rumani. Dërgesat e armëve në Kiev, të cilat deri më tani maten me kg, dhe jo me ton, duhet të shndërrohen në një “urë ajrore” në shkallë të plotë. Trupat e NATO-s nuk kanë nevojë dhe s’duhet të luftojnë për Ukrainën. Por më e pakta që ne u detyrohemi ukrainasve, është t’u japim atyre një mundësi frenimi të pushtuesve.

Dhe kjo krijohet përmes armatosjes së mirë që përpara se të pushtohen, së bashku me një shans realist për të luftuar për veten e tyre. Përgjigja afatgjatë ndaj Rusisë, është rivendosja e konceptit të botës së lirë. Po çfarë nënkuptohet me këtë term?

Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një listë shtetesh që janë demokraci liberale, dhe ku disa prej tyre janë të lidhura së bashku nga aleanca traktatesh si NATO, apo blloqe tregtare rajonale si Bashkimi Evropian.

Bota e lirë, është ideja madhore se demokracitë e botës janë të lidhura midis tyre nëpërmjet angazhimeve të përbashkëta dhe themelore për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Dhe këto angazhime i tejkalojnë politikat dhe kufijtë kombëtarë.

Asnjë popull i lirë nuk mund të jetë indiferent ndaj fatit të ndonjë populli tjetër të lirë, sepse armiku i çdo demokracie është në fund të fundit armiku i gjithë të tjerëve. Ky ishte leksioni kryesor i viteve 1930, kur demokracitë mendonin se mund ta fitonin paqen për veten e tyre, në kurriz të lirisë së të tjerëve, vetëm për të mësuar me shumë kosto, se një pazar i tillë nuk është asnjëherë i mundur.

Koncepti i botës së lirë nuk është i përsosur .Shtetet e saj përbërëse, janë kaq shpesh të papërsosura. Ajo mund të jetë e prirur ndaj vetëbesimit të tepruar (si në Afganistan) apo moskoherencës strategjike (siç ishte për disa vite në Ballkan) apo ndarjes së fortë (siç në rastin e luftës në Irak).

Por do të ishte një marrëzi të mendohej se humbja e Ukrainës, nuk do të thoshte asgjë për të ardhmen e lirisë diku tjetër, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Suksesi në sipërmarrjet e rrezikshme, priret që të ngjallë admirimin e njerëzve, dhe Putinit nuk i kanë munguar kurrë admiruesit e tij perëndimorë, përfshirë ish-presidentin dhe ndoshta kreun e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump.

Duket se Putini mendon se ndarja dhe poshtërimi i Perëndimit për shkak të Ukrainës, do ta reduktonte NATO-n dhe partnerët e saj në një grup shtetesh, ku secili është i frikësuar dhe gati për kompromise.

Nuk është një bast i keq, dhe ndalimi i Putinit nuk do të jetë aspak i lehtë. Por një botë e lirë që e kupton se alternativa e të varurit së bashku, është ajo e varjes njëri pas tjetrit në trekembësh, mund të fillojë të paktën të përballet me kërcënimin që përfaqëson vërtet Vladimir Putin.

/ “New York Times”; bota.al

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë