Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti skandaloz i lirimit të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami – reagon AVONET: Gjykatat të mos krijojnë drejtësie selektive!

05/03/2023 - 18:43
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka publikuar ekskluzivisht aktvendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila me aktvendimin e ka liruar pronarin e Auto Sallon “Alberti” – Skender Bajrami, i arrestuar per 3 vepra penale të dhënies së fajdes, përderisa 14 të arrestuarve tjerë iu ka caktuar masa e paraburgimit.

Pas lirimit të Skender Bajramit, ka reaguar rrjeti i OJQ-ve AVONET me seli në Ferizaj, duke konsideruar se po vendoset drejtësi selektive, raporton Veriu.info

Reagimi i AVONET:

AVONET: Gjykatat të mos krijojnë drejtësie selektive!

Ferizaj, 5 mars 2023; AVONET shpreh shqetësimin e saj lidhur me refuzimin e kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për paraburgim ndaj të dyshuarit S.B., i cili, sipas Prokurorisë, dyshohet për kryerjen e tre veprave penale që përfshijnë fajdia dhe shmangia nga tatimi.

AVONET vazhdimisht ngrit zërin për transparencë dhe vendime të drejta dhe profesionale të gjykatave, duke kërkuar që të merren vendime profesionale dhe të drejta.

AVONET thekson se është e rëndësishme që drejtësia të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, pa patur një drejtësi selektive. Mospranimi i një kërkese të tillë mund të nxisë dyshime dhe mosbesim në sistemin e drejtësisë.

AVONET ka drejtuar një kërkesë në gjykatë për të marrë informacione më shumë lidhur me këtë vendim, duke kërkuar që të kuptojnë arsyet e refuzimit të kërkesës së Prokurorisë së Shtetit. Ne besojmë se të gjithë duhet të kenë një trajtim të barabartë para ligjit dhe moszbatimi i ligjit në mënyrë të drejtë mund të dëmtojë integritetin e sistemit të drejtësisë.

AVONET kërkon që gjykatat të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Duke u bazuar në misionin tonë për të pasur një shtet ligjor, ne nuk mund të lejojmë një trajtim të ndryshëm për personat e dyshuar, pasi kjo mund të sjellë dëmtime të padëshiruara në drejtësi dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

AVONET do të vazhdojë të hulumtojë dhe monitorojë këtë rast dhe do të jetë e përkushtuar në garantimin e një sistemi të drejtësisë të pavarur, të ndershëm dhe të paanshëm.

Ndryshe, Veriu.info ka publikuar sot aktvendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për lirimin e Skender Bajramit, ku ndër të tjera thuhej së prokurori Rasim Maloku ishte tërhequr nga pika për rrezikun e ikjes së të pandehurit me rastin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, duke i lehtësuar gjyqtarit të procedurës paraprake mundësinë e marrjes së vendimit për lirimin e tij.

Shkrimin e plotë së si ishte mbajtur seanca për Skender Bajramin në QKUK dhe se si ishte tërhequr prokurori nga pika për rrezikun e ikjes së të pandehurit e gjeni më poshtë:

Ekskluzive: Seanca u mbajt në QKUK – Ja si ndikoi prokurori Rasim Maloku në lehtësimin e marrjes së vendimit për lirimin e të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët

Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët
30/10/2026 - 11:55

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët. Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25...

Më shumëDetails

KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn

KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
30/10/2026 - 11:48

Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferrin, prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e...

Më shumëDetails

Pas vrasjes së Arlindës nuk ka dorëheqje, katër vjet më parë Samedin Mehmeti u largua pas rastit të 11-vjeçares

Pas vrasjes së Arlindës nuk ka dorëheqje, katër vjet më parë Samedin Mehmeti u largua pas rastit të 11-vjeçares
30/10/2026 - 11:38

Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, pas kërkesave të saj të vazhdueshme për mbrojtje nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, ka rikthyer në vëmendje çështjen...

Më shumëDetails

Ancelotti i përgjigjet Laportës për Raphinhan: Brazili nuk merr kërkesa nga klubet

Ancelotti i përgjigjet Laportës për Raphinhan: Brazili nuk merr kërkesa nga klubet
30/10/2026 - 11:27

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, i është përgjigjur kritikave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, lidhur me grumbullimin e Raphinhas për ndeshjet e nëntorit. Laporta kishte shprehur shqetësimin...

Më shumëDetails

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë
30/10/2026 - 11:22

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallë të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës të ndalimit të drejtimit të mjetit. Gjykata...

Më shumëDetails

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
30/10/2026 - 10:39

Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë