Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mungesa e sigurisë në punë, i vendosen shiritat kompanisë “Afri Univerzal” në Mitrovicë nga Inspektorati (Foto)

12/03/2023 - 16:17
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kushtet e punës dhe mos siguria në punë, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë shpeshherë del të jetë fatale për punëtorët e këtij sektori. Vetëm gjatë vitit 2022 në Kosovë, 15 persona në sektorin e ndërtimtarisë kanë humbur jetën në vendin e punës.

E, për këtë ndërtimtaria në Kosovë konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, pasi që shumë nga kompanitë ndërtuese nuk i obligojnë punëtorët që gjatë kohës së punës të pajisen me masat mbrojtëse dhe po ashtu nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për ta në vend-punishte.

Para ditësh ka filluar gërmimin për një objekt banesor kompania ndërtimore nga Mitrovica “Afri Univerzal”, por që lokacioni nga institucionet e sigurisë është vlerësuar i papërshtatshëm, pasi që gjendet pranë objekteve të stacionit policor dhe një objekt të sigurisë shtetërore, puna e të cilit është mjaftë e ndjeshme.

Pavarësisht reagimeve në forma zyrtare dhe mos dhënies së lejes ndërtimore në fazën fillestare nga Drejtoria e Urbanizmit e Mitrovicës, kompania “Afri Univerzial” kishte arritur që lejen ndërtuese ta marrë pas kërkesës/ankesës në Ministrinë e Ambientit.

Sikur të mos mjaftonte me kaq. Veriu.info mëson se banorët që i kanë shtëpitë afër objektit ku e ka nisur “Afri Univerzal”, kanë bërë ankesë në komunë dhe institucione tjera relevante, me arsyen se kompania “Afri Univerzal” me punimet e pasigurta në vendpunishten e tyre po i rrezikon ata.

Pas këtyre ankesave në vendpiunishte ka dalë Inspektorati i Punës, i cili ka konstatuar se kompania “Afri Univerzal” nuk i ka marrë masat adekuate për siguri në punë, duke mos bërë sigurimin e zonës përreth objektit dhe rrjedhimisht duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve që jetojnë pranë, por edhe duke rrezikuar punëtorët e institucioneve të sigurisë.

Veriu.info ka siguruar pamje nga vendpunishtja, ku shihet se Inspektorati i Punës i ka bllokuar punimet dhe i ka vendosur shiritat për mos hyrje ne vendpunishte.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se banorët përreth janë ankuar në komunën e Mitrovicës, se kompania “Afri Univerzal” nuk ka vendosur ‘pilota’ në gjithë themelin e objektit, dhe sipas tyre kjo mund të ketë për pasojë shembjen e dheut dhe rrezikimin e sigurisë së tyre.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj kompaninë “Afri Univerzal” për të marrë një prononcim, por deri më tash kontakti ka qenë i pamundur.

JU REKOMANDOJMË

Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji
29/03/2026 - 17:17

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur në lidhje me shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë. Ai tha se shkaku ende nuk...

Më shumëDetails

Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Étampes në Francë

Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Étampes në Francë
29/03/2026 - 16:25

Bésart Blakaj ka marrë zyrtarisht detyrën si Nënkryetar i Komunës Étampes në Francë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e udhëheqjes lokale në këtë rajon. ​Përmes një njoftimi...

Më shumëDetails

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë
29/03/2026 - 15:51

Rruga “Malush Kosova” në Prishtinë ka pësuar një shembje të madhe. Sipas pamjeve shihet një gropë gjigante që është formuar në këtë rrugë duke shembur rrugën e asfaltuar....

Më shumëDetails

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
29/03/2026 - 15:19

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim në Invazivën e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ndërsa familjarët e të sëmurëve, alarmojnë se mungesa e stentave, po...

Më shumëDetails

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje
29/03/2026 - 14:55

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat e luftës, Tahiri: Shteti ka dështuar, prej një skandali në tjetrin

Tahiri, Kurtit: Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën
29/03/2026 - 14:42

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si dështim shtetëror rastin e ekspozitës për masakrat në Prishtinë, e cila u tërhoq pas raportimeve për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK  mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urgjencën e Vushtrrisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë