Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kimete Berisha: Të ishte Kosova shtet real, Albin Kurti do të hetohej për tradhti kombëtare

24/03/2023 - 01:06
në Opinione
A A
Kimete Berisha: Të ishte Kosova shtet real, Albin Kurti do të hetohej për tradhti kombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tradhtari fatlum!

…kapërcen veç me një të shame!

Duhet të jesh i lindur në natën e madhe…të kesh shumë fat që ta tradhtosh popullin,
t’i mashtrosh,
t’ua nxishë jetën,
t’i varfërosh e t’i shkatërrosh
dhe në fund të përfundosh me një t’shame standarde.

Emri nuk iu përmend, por po merret me mend kush është tradhtari!!

Se, tradhtia dënohet me burg.
Të ishte Kosova shtet real, Albin Kurti do të hetohej për devijim, për mashtrim kolektiv dhe për tradhti kombëtare.

Tradhtia dënohet edhe me ferr letrar, edhe me ferr fetar.

Dante me Virgjilin s’kanë pasur rahmet për tradhtarët.
Dante i ka dërguar tradhtarët në rrethin e nëntë qendror të Ferrit.

Ata që kryejnë tradhti (meshkujt kryesisht janë tradhtarë), dënohen shumë rëndë në një liqen të ngrirë (mund të jetë Ujmani – ku mund ta dimë ne), e të ruajtur nga një djall i tërbuar, që dihet se është me prejardhje serbe!

Të ndarë në katër sesione të quajtura Mimozeja, Gadafeja, Bislimeja dhe Zymbyleja, tradhtarët mbështjellën në akull gjithnjë e më thellë.

Tregohet se kur tradhtarët bëhen akull, i vendosin para diellit, i shkriejnë, në mënyrë që t’i ngrijnë nga e para…në pafundësi.
Kjo quhet ndryshe, ngrohja globale e ferrit, faza kur shkrihen tradhtarët e ngrirë.

Pra, Dante dhe Virgjili kanë qenë të pashpirtë ndaj tradhtarëve, e ne shqiptarët me tradhtarët veç bëhemi nervoz, nuk i ndëshkojmë.
Se, as nuk dimë t’i dallojmë mirë nga heronjtë.

P.S.,Gjyshja e kishte porositur një grua t’ia punonte një xhemper prej leshi.
Kur pas një muaji ia solli xhemperin në shtëpinë e fëmijërisë, ishte mbrëmje, atëherë kur gjithçka duket bukur – pa hije.

Isha shumë e vogël por nuk e kam harruar kurrë porosinë e gruas që ia tha gjyshes sime, e cila ishte aq pedante, sa kurrë nuk i pëlqente plotësisht asgjë.

Kur ia mori paratë për punën që e kishte kryer, i tha: ‘shaj e mos më nëmë’.

Kushdo që të lëndon, vet me vete edhe e shan edhe e nëmë.
Nëma është e rëndë.
Nëma ta heq copë.

Më kanë sharë shumë, por vetëm FXharra më ka nëmur.
Burri plak që nëmë duhet të ndjehet plakë.
Duhet të mbash kapuç kur nëmë…plus.

Nëma e tij (koment) ishte neveritëse dhe barbare – sepse burrat nuk nëmin – burrat shajnë.

Ata që kanë takat dhe rrugëdalje, ata të shajnë.
Ata që janë të mundur, të dorëzuar dhe pa shpresë – ata të mallkojnë.
E të parrugëdalje në Kosovë janë të moshuarit, sidomos gratë…

Sikur ta dinte Albin Kurti se sa shumë njerëz e nëmin, s’do ta merrte gjumi.

Atë ditë, kur deputetët e Vetëvendosjes refuzuan t’ua pranojnë stazhin e viteve të 90’ta dhe kur nuk ua rritën pensionet – kam dëgjuar mallkime nga të cilat çelet toka!

…më së keqi është të jesh tradhtar.
Tradhtia për shamje është.

P.S. Agjërim të lehtë!

JU REKOMANDOJMË

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë