Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Osmani dhe Kurti në duart e Gjykatës Kushtetuese/ një ‘fije peri’ i ndan nga rrëzimi prej pushtetit”

30/03/2023 - 12:02
në Pa kategori
A A
“Osmani dhe Kurti në duart e Gjykatës Kushtetuese/ një ‘fije peri’ i ndan nga rrëzimi prej pushtetit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘Presidentja e vendit mund të rrëzohet nga posti nëse Gjykata Kushtetuese vërteton se dy deputetë të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhë kundërligjshëm’Kështu po deklaron avokati kosovar, Skënder Musa.

“Nëse vërtetohet se dy deputetë të Parlamentit të Kosovës janë zgjedhë në mënyrë të kundërligjshme, atëherë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mund të kemi rrëzimin e presidentes pasi e njëjta është zgjedhur presidente me votat e atyre dy deputetëve dhe që në fakt ‘de juro’ nuk ka të drejtë ta ushtrojë asnjë minut pozitës e Presidentes.

Është kusht ligjor që deputetët të jenë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme kur votojnë për zgjedhjen e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e institucionit të Presidentit”, deklaroi Musa për “Gazeta Blic”

Në rrezik për t’u rrëzuar sipas avokatit Musa është edhe Qeveria e Kosovës.

Ai deklaron se nëse Qeveria është dekretuar nga një president i mëhershëm ka mundësi të mos rrëzohet por nëse është e dekretuar nga një president i zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, atëherë edhe qeveria bie.

“Sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, varet nëse zgjedhjen e Qeverisë a e ka dekretu kjo Presidente apo ndonjë President tjetër . Nëse është dekretuar nga Presidenti i mëhershëm që ka qenë në detyrë ose nga ushtruesi i detyrës Qeveria ka mundësi të mos rrëzohet për shkak se ka numrin e votave. Por nëse është e dekretuar nga një president i zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, atëherë edhe Qeveria bie dhe duhet të zgjedhet qeveri dhe president tjetër nse ka vullnet nga shumica parlamentare që të vazhdojë me zgjedhjen e institucioneve.

Duhet të shikohet mirë interpretimi i Kushtetutës a do shkohej në zgjedhje apo vetëm do të anulohej zgjedhja e Presidentit dhe Qeverisë dhe do të fillohej me të njëjtën shumicë që të zgjidhen institucionet e reja” deklaroi ai.

Ankesa e ish-deputetit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, se dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga “Iniciativa Rome” janë zgjedhur kundërligjshëm, po shkakton një debat të madh publik.Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtës Berishës, do të thoshtë rrëzim të Presidentes nga posti që ajo aktualisht mban.

Kështu po deklaron ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje.Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin e presidentes sepse nuk do të ishte sigurt a i kishte ato vota të cilat i ka marrë kur është votuar para dy viteve, dhe pastaj do të duhej të shkohej në rivotim”, ka deklaruar Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

‘Treni për gazin amerikan po ikën’ Selimi ngre alarmin: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët

Selimi: ShBA ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington
13/06/2026 - 11:03

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, duke ngritur shqetësimin se kurrë më parë këto marrëdhënie nuk kanë qenë në nivel kaq...

Më shumëDetails

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
12/06/2026 - 23:01

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë...

Më shumëDetails

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici
12/06/2026 - 22:42

Një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë...

Më shumëDetails

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit
10/06/2026 - 16:54

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 70% e kutive, shkruan Gazeta Online Veriu.info E kur po shkojmë drejt fundit...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë