Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti paralajmëron hapa për statutin e Asociacionit, fillimisht merret me Ekipin

30/03/2023 - 12:53
në Pa kategori
A A
Kurti paralajmëron hapa për statutin e Asociacionit, fillimisht merret me Ekipin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka folur dje rreth statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai përmendi një ekip që ishte caktuar në vitin 2020 nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, sa ishte Zëvendëskryeministër. Kurti thotë se Qeveria do të merret në ditët në vijim me statusin e këtij Ekip Menaxhues, që përbëhet nga katër serbë, Shefi i OSBE-së në Kosovë dhe Ministri i Administrimit Lokal.

Prej kohësh, ndërkombëtarët kërkojnë nga Qeveria një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mes refuzimesh nga Kryeministri Kurti që të hedhë hapa në drejtim të formimit të Asociacionit, një organizatë gjermane e quajtur “Friedrich-Ebert Stiftung” e ka publikuar një draft të statutit në fund të janarit.

Kryeministri Albin Kurti, i shfaqur mbrëmë pas shumë kohësh në një intervistë për një media lokale joshtetërore, ka folur për një ekip që është caktuar për hartimin e draftit të statutit të Asociacionit.

“Duhet të dihet mirë statusi i Ekipit Menaxhues, para se ata të draftojnë statute për Vetëmenaxhim, apo çfarëdo qofshin ato. Këtë ekip e përbëjnë gjashtë veta, të cilët, përfundimisht janë emëruar në shtatorin e vitit 2020 dhe vendimin për këtë e ka bërë ish-Zëvendëskryeministri i atëhershëm Rakiq nga Lista Serbe, i cili dha dorëheqje më pas nga Qeveria ime”, ka thënë Kurti në RTV Dukagjini.

Këtë Ekip Menaxhues, Kurti thotë se e ka caktuar kreu i Listës Srpska Goran Rakiq, që tani nuk është pjesë e institucioneve të Kosovës, dhe përbëhet nga gjashtë vetë.

Kryeministri përsërit se duhet të dihet statusi i tyre që mendohet se do ta shkruajnë statutin e Asociacionit dhe se me këtë do të merret Qeveria ditëve në vijim. Nuk ka dhënë më shumë detaje nëse këtë ekip mund ta shpërbëjnë dhe të caktojnë një tjetër.

“Pra, këta gjashtë veta, janë, nëse s’gaboj, dy serbë nga veriu, dy serbë nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Në bazë të marrëveshjes së 2015-s [për themelimin e Asociacionit], ky ekip menaxhues do të duhej ta draftojë statutin e Asociacionit. Tash, unë nuk e di saktësisht kush është në përbërjen e asaj, por, edhe njëherë po e theksojë, është evidente që është mirë të dihet statusi i atij Ekipi Menaxhues dhe këtë ne si Qeveri do ta shqyrtojmë ditëve në vijim”, tha të mërkurën mbrëmë Kryeministri në Tv Dukagjini.

Në këtë pjesë të intervistës, ai ka dhënë një lloj sqarimi për çështjen e vetëmenaxhimit të komunitetit serb, për të cilin është dakorduar kur e ka pranuar Marrëveshjen Bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë, sipas Propozimit Evropian.

“Mirëpo, ajo që dua të them edhe njëherë është që, ai vetëmenaxhimi i përket nenit 7, që thotë ‘vetëmenaxhim për komunitetin serb’, nuk thotë për komunat. Nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Mirëpo, vetëmenaxhimi nuk i referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që e kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetëmenaxhim”, tha Kurti.

Për Ekipin Menaxhues që foli Kryeministri është folur në marrëveshjen e gushtit të 2015-s, te dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare. Aty thuhej se “Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

‘Treni për gazin amerikan po ikën’ Selimi ngre alarmin: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët

Selimi: ShBA ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington
13/06/2026 - 11:03

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, duke ngritur shqetësimin se kurrë më parë këto marrëdhënie nuk kanë qenë në nivel kaq...

Më shumëDetails

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
12/06/2026 - 23:01

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë...

Më shumëDetails

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici
12/06/2026 - 22:42

Një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë...

Më shumëDetails

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit
10/06/2026 - 16:54

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 70% e kutive, shkruan Gazeta Online Veriu.info E kur po shkojmë drejt fundit...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë