Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ibishi: Lista Serbe mund të nisë tensione të reja për t’i penguar zgjedhjet në veri

30/03/2023 - 14:12
në Pa kategori
A A
Ibishi: Lista Serbe mund të nisë tensione të reja për t’i penguar zgjedhjet në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ende pa kryetarë për shkak të dorëheqjes që bënë serbët, pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se do të ketë shqiptim të gjobave për vozitësit e veturave me targa ilegale.

Zgjedhjet që ishin planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar, u shtynë për shkak të tensioneve dhe barrikadave që kishin ngritur grupet kriminale në veri të dirigjuara nga Beogradi, njofton Klankosova.tv.

Tani kur ekziston një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, duket se janë pjekur kushtet që më 23 prill, të mbahen zgjedhjet e lira në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Mirëpo subjekti që zakonisht i fiton zgjedhjet në këto katër komuna “Lista Serbe” nuk do të marrë pjesë kësaj radhe, gjë që ka nxitur edhe reagimin e shteteve të QUINT-it.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe të rregullt është thelbësore. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e përbashkët të QUINT.

Lista Serbe e ka justifikuar vendimin për mospjesëmarrje në zgjedhje me arsyetimin se ka pasur “dhunë të vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke privuar serbët nga të gjitha të drejtat”.

Megjithëse faktori ndërkombëtar kërkon që këto zgjedhje të mbahen dhe palët të shmangin dhunën, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se mund të ketë tensione të reja në veri të vendit.

Në një intervistë për Klankosova.tv, ai ka vlerësuar se është pikërisht Lista Serbe ajo e cila mund t’i aktivizojë ekstremistët e saj në mënyrë që t’i pengojë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

“Derisa nuk e merr një epilog kjo marrëveshja në Ohër dhe problemi që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi rastin të aplikojë përmes KQZ-së në këtë afatin plotësues, mendoj që kjo mund të sjell tensione apo eventualisht një mundësi të një prolongimi të afatit të zgjedhjeve”.

“Çështja tjetër është që nga aspekti i sigurisë – Lista Serbe mund t’i ngritë ekstremistët në veri duke krijuar tensione të reja”.

“Edhe vendosja e barrikadave nuk përjashtohet, por çështja që mund te jetë kryesore është pengimi në zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Ajo kërkesa e QUINT-it për zgjedhje demokratike mund të pengohet nga Lista Serbe”.

Ai shton se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të jenë konsisentë në zbatimin e të gjitha procedurave që këto zgjedhje të mbahen edhe kur dihet se Lista Serbe qëllimisht e ka humbur mundësinë që të jetë pjesë e këtij procesi.

“Natyrisht se Lista Serbe i ndërlidh këto zgjedhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kjo ka qenë një prej kërkesave. Për çdo presion në veri, ata si pretekst e kanë përdoruar asociacionin. Por unë mendoj që kjo çështje nuk ndërlidhet me asociacion sepse kjo ka të bëje me katër komunat në veri dhe e jo për dhjetë komunat me shumicë serbe”.

Megjithatë, ai vlerëson se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta mbajtur rendin dhe qetësinë publike.

Kështu është përgjigjur edhe Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së në një pyetje të Klankosova.tv duke thënë se policia me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 18:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje telekomunikuese në Mitrovicë, të cilat dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer, duke konfirmuar kështu raportimin ekskluziv nga...

Më shumëDetails

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit
30/08/2026 - 15:42

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
27/08/2026 - 19:32

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të përditësuara më 27 gusht 2026,...

Më shumëDetails

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
27/08/2026 - 09:23

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të vijë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Rriten temperaturat, e diela zgjedhore po vjen me mot të mirë
23/08/2026 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë për sot. ”Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën”, thotë IHMK....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë