Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy deputetët që votuan Osmanin u zgjodhën me vota të diskutueshme/ Anëtari i VV-së në KQZ-së, kërkonte anulimin e tyre një muaj para zgjedhjes së saj

30/03/2023 - 15:59
në Pa kategori
A A
Dy deputetët që votuan Osmanin u zgjodhën me vota të diskutueshme/ Anëtari i VV-së në KQZ-së, kërkonte anulimin e tyre një muaj para zgjedhjes së saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy deputetë të zgjedhur me 14 shkurt, sipas raportimeve, mund të shpallen jo-legjitim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila prej vitit 2021 ka pranuar ankesën e dy kandidatëve për deputetë, njëri nga radhët e komunitetit rom dhe tjetri nga komuniteti egjiptian.

Të dy këta kandidatët për deputetë, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, pretendojnë se dy deputetët u zgjodhën pasi që në disa komuna të banuara me shumicë serbe ka orientim të qëllimshëm të votave nga komuniteti serb në drejtim të subjekteve politike nga komuniteti rom dhe boshnjak.

Sipas raportimeve të deritashme në medie të ndryshme, betejën e saj e kishte fituar deputetja Duda Balja, e cila kishte konstestuar votat e Adriana Hoxhiq, sepse edhe ajo kishte marrë vota nga lokalitete ku nuk ka komunitet boshnjak. Mbi të njëjtat argumente, sipas burimeve të medieve, pritet që ta fitojnë të drejtën për ta kthyer mandatin e deputetit edhe Berisha dhe Kinolli.

Në vend të Berishës dhe Kinollit, dy deputët e zgjedhur me vota kontestuese kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë raund, më 4 prill 2021, ishin të pranishëm 81 deputetë, përfshirë dhe dy deputetët me mandat të kontestuar. Kushtetuta kërkon që në votim të marrin pjesë 2/3 e deputetëve të Kuvendit, apo 80 sosh.

Më shumë se një muaj para se të ndodhte votimi për presidenten Osmani, në mbledhjen e KQZ-së (25.02.2021) ishte ngritur çështja e orientimit të qëllimshëm të votave nga komuniteti serb, nga Lista Serbe, në drejtim të subjekteve politike nga komuniteti rom dhe boshnjak.

Alarmin për këtë deformim të vullnetit të këtyre dy komuniteteve ishte dhënë nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Në mbledhjen e radhës të KQZ-së me 4 mars ishin shpallur rezultatet përfundimtare, e me 13 mars ishin certifikuar ato. Sipas tij, ajo që kishte ndodhur në ditën e zgjedhjeve ishte një precedent i rrezikshëm nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Blic.

Në mbledhjen e mbajtur me 25 shkurt, Kurteshi kishte kërkuar që KQZ-ja ta trajtojë këtë temë dhe të marrë vendim për anulimin e këtyre vota. Ai kërkonte nga KQZ-ja që ta marrë vendimin për anulimin e këtyre votave duke u bazuar në faktet e Entit Statistikor, nga rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, nga numri i banorëve në këto komuna si dhe nga mënyra e votimit.Por, çfarë kishte ndodhur më saktësisht? Si e kishte argumentuar kërkesën e tij, Kurteshi?

“Në bazë të dëshmive, fakteve që dalin nga Qendra e Numërimit, nga formularët, shihet qartë se në disa komuna që janë të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në Graçanicë, kemi një devijim kristal të qartë të votës për komunitetet. Në cilën formë? Kur merren parasysh statistikat nga Enti Statistikor i Kosovës, kur merren parasysh votimet e viteve të kaluara, shihet qartë se kemi një orientim të qëllimshëm të votave nga një komunitet, në këtë rast e kemi komunitetin serb, nga Lista Serbe, që ka numër më të madh të votuesve, në drejtim të subjekteve politike nga komuniteti rom dhe nga komuniteti boshnjak. Kjo shihet edhe më qartë kur shihen disa vendvotime se kjo është e orientuar politikisht dhe një strategji, ku vetëm subjekti ka vota, e kandidatë jo. Domëthënë, me rëndësi ka qenë që të kalohet subjekti i caktuar, e për kandidat mandej rregullohet. Pse po e ngrisë këtë çështje? Po e ngrisë për një arsye, se kjo është një lojë shumë e rrezikshme që mund të kthehet kundër komuniteteve. Pse po e them këtë? Sepse komuniteti shumicë i hapet rruga që ta thyejë sistemin e përfaqësimit të komuniteteve me vende të garantuara. Nuk mund të garantojë askush që në zgjedhjet e ardhshme, që komuniteti shumicë (shqiptarët) t’i ndajë anash 100.000 vota dhe me thy këtë parim, me ba copa-copa, duke i dhënë vota vetëm subjekteve, përfaqësuesit e të cilëve, janë të interesuar që t’i kenë në Kuvend.”, kishte ngritur shqetësimin Kurteshi.Ai, e bënte përgjegjës Listën Serbe dhe precedentin e saj e kishte quajtur jashtëzakonisht të rrezikshëm.

“Ky precedent i krijuar tash nga Lista Serbe është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Vota për vendet e garantuara në Kuvend dhe vota demokratike për përfaqësuesit e shumicës kanë dy karaktere të ndryshme. Dhe nëse fillon të luhet me votën, ka të drejtë secili qytetarë, është një zonë zgjedhore Kosova, secili qytetarë të votojë për kënd të dojë, kjo është në rregull, por për vendet e garantuara kjo nuk është kështu. Ato janë vende të garantuara që marrin votat e komuniteteve që ka nevojë në mënyrë jodemokratike të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, edhe në këtë institucion, për të mbrojtë interesat e tyre. Përndryshe, komuniteti shumicë, varësisht nga rrethanat, mund të krijojë precedente të tilla, që t’i ketë krejt njerëzit që përfaqësojnë vetëm interesat e atij subjekti apo vetmë atij komuniteti”, deklaronte Kurteshi dhjetë ditë pas zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt 2021.Kërkesa e anëtarit të KQZ-së, Kurteshit, nuk ishte hedhur në votim, pasi që KQZ-ja nuk kishte kompetencë të bënte interpretime të tilla.

Asokohe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, kishte përmendur Gjykatën Kushtetuese si një institucion që mund ta trajtojë këtë temë.“Unë konsideroj se ne si KQZ nuk mund të përzihemi në ato kompetenca. Janë Gjykata Kushtetuese dhe institucionet tjera. Ne vetëm merremi me organizim të zgjedhjeve, por jo edhe me interpretim të vendeve të garantuara apo mënyra se si qytetarët kanë votuar”, kishte thënë Daka në të njejtën mbledhje.

JU REKOMANDOJMË

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
06/11/2026 - 14:27

Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit mund ta ndryshojë mënyrën se si Beogradi ndikon në përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës....

Më shumëDetails

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro
06/11/2026 - 09:30

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë zbuluar...

Më shumëDetails

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka
02/11/2026 - 21:45

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit Brahim Demirit, i dyshuar për vrasje të rëndë. Demiri dyshohet se e...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë