Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vaki kosovare: Përzihet dokumentacioni, dy viktima të COVID-19 varrosen gabimisht në Prizren

10/02/2022 - 12:17
në Pa kategori
A A
Vaki kosovare: Përzihet dokumentacioni, dy viktima të COVID-19 varrosen gabimisht në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak të përzierjes së dokumentacionit, dy viktima nga COVID-19 të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK janë varrosur gabimisht në Komunën e Prizrenit. Nga policia e kanë konfirmuar për Express se të dy viktimat janë zhvarrosur, ndërsa për rastin janë arrestuar dy punëtorë të kompanisë që merret me transportimin e viktimave.

Dy viktima të COVID-19 të cilët kishin qenë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK janë varrosur gabimisht në Prizren.

Krejt kjo ka ndodhur për shkak të përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve.

Ndërsa, të dy viktimat më pastaj janë zhvarrosur.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar për Express se për rastin janë arrestuar dy punëtorë të kompanisë që bën bartjen e viktimave.

Ndërsa, ai ka treguar se kompania ka qenë e autorizuar që të bëjë zhvarrosjen e viktimave.

“Këtë punë e ka kryer kompania e cila ka qenë e autorizume për bartjen e tyre. Janë zhvarros është njoftu prokurori i shtetit dhe lidhur me këtë rast janë dy persona të arrestuar të kompanisë. Ata janë arrestuar mbrëmë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë treguar për Express se dyshohet se është përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve të cilët kanë vdekur në Klinikën Infektive.

Nga SHSKUK kanë thënë se menaxhmenti i Infektivës bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet tutje nga ky Shërbim.

Se mund të jetë përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve, e ka pohuar edhe drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Ai ka thënë për gazetën se mbrëmë nuk ka qenë në punë, andaj edhe sot është duke e bërë një raport në lidhje me atë se çfarë mund të ketë ndodhur.

Kujtojmë që dje u raportua për forca të Policisë së Kosovës pranë objektit të Klinikës Infektive.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se me rastin tashmë është duke u marrë Komuna e Prizrenit për shkak se viktimat janë varrosur në këtë komunë.

JU REKOMANDOJMË

Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 18:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje telekomunikuese në Mitrovicë, të cilat dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer, duke konfirmuar kështu raportimin ekskluziv nga...

Më shumëDetails

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit
30/08/2026 - 15:42

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
27/08/2026 - 19:32

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të përditësuara më 27 gusht 2026,...

Më shumëDetails

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
27/08/2026 - 09:23

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të vijë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Rriten temperaturat, e diela zgjedhore po vjen me mot të mirë
23/08/2026 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë për sot. ”Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën”, thotë IHMK....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë