Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Po për viktimat, a po flet kush?

11/04/2023 - 16:17
në Opinione
A A
“Festë të dielën, pushim të martën”, Mushkolaj: Pusho shteti, dërrmohu privati-Ligji idiotesk për festa hala është në fuqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shoqëri që nuk flet për viktimat dhe nuk kërkon drejtësi për to, institucione që bëjnë pak ose aspak për t’i kapur dhe ndëshkuar fajtorët. Madje, kanë punuar pak edhe për t’i identifikuar krimet – këta jemi ne. Ne që flasim me zell për “patriotë” e “tradhtarë”, por i harrojmë ata që janë vrarë.

Imer Mushkolaj

Fillimi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK’së në Hagë ka rikthyer në Kosovë debatet se kush është “për” e kush “kundër” ushtrisë çlirimtare. Sentimentet politike në masë të madhe e kanë zhvendosur debatin në një fushë me plot sharje e fyerje, ndërkohë që në Gjykatën Speciale zhvillohet betejë ligjore. Kush është patriot e kush tradhtar është risjellë edhe njëherë në skenën publike, një debat i vjetër ky sa edhe vetë përplasjet politike në Kosovë.

Dhe, në gjithë këtë hallakamë, më së paku përmenden viktimat dhe mungesa e drejtësisë për to. Diskursi që mbizotëron sot në vend rrallë i ka në fokus viktimat e luftës dhe të pasluftës. Rrëfimet për to mbyten në përplasjet shpesh të kota e pa pikë dobie.

Ndërkohë, mijëra viktima të luftës presin ende drejtësi. Vrasësit e mijëra viktimave të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit ende nuk janë dënuar. Nuk janë dënuar as autorët e krimit ndaj viktimave të komuniteteve joshqiptare, e as ata të vrasjeve të pasluftës.

Zbardhja e rasteve dhe mosndëshkueshmëria e autorëve vazhdojnë të mbeten barrë mbi shoqërinë. Mbi shoqërinë, e cila ndër vite ka “harruar” të kërkojë drejtësi.

Institucionet e drejtësisë, vendore e ndërkombëtare, kanë bërë pak, fare pak për t’i kapur dhe ndëshkuar autorët e krimeve. Për më keq, institucionet madje nuk ia kanë dalë të përpilojnë një regjistër me të gjitha të dhënat e viktimave në Kosovë. Një institut për hulumtimin e krimeve të luftës është hapur dhe më pas mbyllur pa bërë ndonjë punë të hajrit, ndërkaq politika mjaftohet me homazhe në përvjetorë krimesh dhe fjalë boshe vit pas viti.

* * *

Krime të llahtarshme kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe. Shumica dërmuese e autorëve nuk janë dënuar. Krime kanë ndodhur edhe ndaj pjesëtarëve të komuniteteve joshqiptare, gjatë dhe pas luftës. Një episod i errët janë vrasjet e pasluftës të njerëzve që kanë qenë anëtarë ose të afërt me LDK’në, por edhe të qindra ish-ushtarëve të UÇK’së. Krime që s’janë zbardhur po ashtu.

Shteti serb ka pasur plan të qartë dhe të organizuar për vrasjen, shfarosjen e shqiptarëve. Forcat serbe kanë vepruar sipas këtij plani. UÇK’ja nuk ka qenë ushtri e organizuar sikurse ushtritë normale. Ka qenë organizim vullnetar, me një strukturë të caktuar.

Por, gjatë luftës janë vrarë njerëz dhe është marrë përgjegjësia për vrasjen e tyre. Janë konsideruar bashkëpunëtorë të armikut. Të tilla raste nuk janë pak.

Rasti i vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, në tetor të vitit 1998, është ndër më të tmerrshmit. Ata janë marrë nga katër persona të maskuar dhe të veshur me uniformë të UÇK’së. Janë varë pak kilometra nga Bellanica e Malishevës, në afërsi të fshatit Kravasari. Mbi trupat e tyre është vendosur një letër e shkruar me dorë, si “arsye” për krimin e kryer. Përgjegjësinë për vrasjen e tyre e kishte marrë policia ushtarake e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate. Në të ishte shkruar se ata ishin “kolaboracionistë të serbëve”.

Një gjykim është mbajtur për këtë rast, por autorët s’janë ndëshkuar. Tash 25 vjet familjarët e tyre presin drejtësi. Jo vetëm që u janë vrarë më të dashurit e tyre, por edhe janë etiketuar, janë njollosur. Sikurse edhe shumë të tjerë.

* * *

Viktimat janë viktima, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, partiake apo ndonjë tjetër. Selektimi nga kushdoqoftë nuk ndihmon, është krim i dytë. Secila dhe secili duhet të ngre zërin që këto krime të zbardhen, duhet bërë thirrje dhe presion mbi institucionet që të punojnë më shumë. Por, së pari nga të gjithë duhet të pranohet që krimet kanë ndodhur dhe viktimat të mos selektohen.

Mbyllja e syve para një realiteti të dhimbshëm nuk ndihmon. As përpjekja për t’i harruar ato që kanë ndodhur. Ndihmon vetëm drejtësia. Deri sa ajo të ndodh, hija e krimeve të pazbardhura do të na ndjek mbrapa, si ankth i një kohe të keqe.

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë