Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sa herë që qeveria ka mungesë të argumenteve, merret me borën e parvjetme.
Blaka ka thënë se kur dikush i fton në debat për dështimet e qeverisjes së tyre, mundohen të hedhin topin diku tjetër, derisa i ka kërkuar që të përgjigjet pse RTK është shndërruar në medium të VV-së, pse sulmohen mediat Nacionale e Periskopi.
Po ashtu, i ka thënë Përparim Kryeziut që të sqarojë deklaratën skandaloze të ministres së drejtësisë, se Serbia është e implikuar në ikjen e të burgosurve nga burgjet në Kosovë?
Sipas Blakës, duket se ka shumë sqarime për të bërë e nuk di nga t’ia fillojë.
Postimi i plotë:
Sa herë që qeveria ka mungesë të argumenteve, merret me borën e parvjetme.
Duke mos u marrë me asnjë çështje të rëndësishme, VV dhe qeveria, merren me luftë speciale kundër mediave që flasin për dështimet e tyre, si dhe me luftë kundër institucioneve të pavarura që ende nuk i janë nënshtruar pushtetit të Kurtit.
Kur dikush i fton në debat, për dështimet historike të qeverisjes së tyre, mundohen të hedhin topin diku tjeter, se gjoja ka pasur një debat për këtë punë në Kuvend dhe paska dështu, në mungesë të opozitës.
E vërteta është se Albin Kurti s’ka pranu t’u përgjigjet as pyetjeve të deputetëve, që e ka edhe obligim ligjor, e lëre më të përballet për dështimet e tij.
Sa flet qyfyre, ky far zëdhënësi i qeverisë, le ta sqarojë pse RTK, medium publik, është shndërruar në falangë të Vetëvendosjes?
Pse sulmohen me sajesa, Nacionale dhe Periskopi, që të vetmin mëkat e kanë që nuk i amnistojnë dështimet e qeverisë?
Le të sqarojë z. Kryeziu, deklaratën skandaloze të ministres së drejtësisë, se Serbia është e implikuar në ikjen e të burgosurve nga burgjet në Kosovë?
Le të sqarojë zëdhënësi, dhjetëra e dhjetëra tenderë njëburimorë, metodë perfide e hajnisë së kësaj qeverie.
Mbase ka shumë sqarime për të bërë, e nuk di ku të fillojë.













