
Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, beson se Serbia si shtet ka disa mangësi demokratike dhe se për faktin se që humbi mundësinë e madhe të “5 Tetorit” dhe i vuan pasojat sot.
Duke komentuar marrëdhëniet e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Abazovic tha se ai ishte i mirë dhe korrekt, ndërsa konfliktin e armatosur në Banjskë e cilësoi si një ngjarje që dëmtoi besueshmërinë e Serbisë. Ai foli edhe për një takim që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili i kishte treguar për disa grupe kriminale që ndodhen në veri të Kosovës.
Sipas Abazoviq, negociatat në mes të Kosovës e Serbisë ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër.
“Albin Kurti u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qartë më mua në një mbledhje, se në veri mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe më pas ndodhi sulmi i 24 shtatorit”.











