Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku pas rënies së LDK-së: “Verdikti i qytetarëve respektohet, reflektimi do të bëhet në Kuvendin e partisë”

09/01/2026 - 14:18
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar publikisht pas rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat LDK-ja u rendit e treta, duke shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Sipas rezultateve, LDK-ja ka marrë 13.23 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit të po të njëjtit vit kishte arritur 18.27 për qind, shkruan Mitropol.

Në një postim të gjatë dhe reflektues, Abdixhiku ka falënderuar 126.102 qytetarët që i besuan LDK-së, duke e cilësuar çdo votë si përgjegjësi dhe obligim për të ardhmen. Ai ka pranuar hapur se rezultati nuk ishte ai që partia priste, duke theksuar se verdikti i qytetarëve është i padiskutueshëm dhe duhet respektuar me përulësi.

“Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje. Por është verdikt i qytetarëve të vendit tonë dhe para tij përulemi me respekt të plotë”, ka shkruar Abdixhiku.

Duke iu referuar rënies së mbështetjes elektorale, kreu i LDK-së ka theksuar se partia nuk i shmanget përgjegjësisë dhe se reflektimi është pjesë e identitetit politik të saj. Sipas tij, dallimi i LDK-së qëndron pikërisht në faktin se ballafaqohet me rezultatet dhe merr përgjegjësi institucionale, pa improvizime dhe pa reagime emocionale.

Abdixhiku ka qenë i prerë në mesazhin e tij se çështjet e brendshme të partisë nuk do të trajtohen përmes debateve të çastit apo presioneve publike, por në përputhje me Statutin dhe traditën demokratike të LDK-së. Ai ka paralajmëruar se, pas certifikimit të rezultateve, fillimisht do të mblidhet Kryesia e partisë dhe më pas do të organizohet Kuvendi i LDK-së, aty ku, sipas tij, vendos anëtarësia dhe jo “klithmat e interesave të ngushta”.

“Në Kuvend, në organet legjitime të partisë, nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së”, ka theksuar ai, duke shtuar se aty do të trajtohen të gjitha çështjet politike, organizative dhe vendimmarrëse, përfshirë përgjegjësitë dhe vizionin për të ardhmen.

Në postimin e tij, Abdixhiku ka adresuar edhe kritikat që, sipas tij, po vijnë nga jashtë partisë, duke i cilësuar ato si goditje me qëllime jo të mira ndaj LDK-së. Ai ka nënvizuar se partia nuk ndërtohet me sulme të jashtme dhe as me gëzim për humbjen e saj, duke theksuar se LDK-ja është më e madhe se çdo individ dhe më e fortë se çdo përpjekje për ta dobësuar.

“Ne do ta bëjmë fatin tonë, me qetësi, me ndershmëri dhe me përgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku, duke e përshkruar LDK-në si një shtëpi politike që nuk braktiset dhe nuk goditet në ditët e saj më të vështira.

Në përmbyllje, kreu i LDK-së ka ritheksuar falënderimin për votuesit dhe mbështetësit, duke e quajtur besimin e tyre detyrimin më të madh politik të partisë. Postimi i Abdixhikut vjen në një moment kyç për LDK-në, e cila pritet të hyjë në një fazë reflektimi të brendshëm pas rënies elektorale dhe përballë nevojës për riorganizim dhe qartësim të drejtimit politik në të ardhmen.

JU REKOMANDOJMË

Bëhuni gati! Ja cilën ditë fillon bora në Kosovë
Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/01/2026 - 02:08
Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së
Lajme

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

10/01/2026 - 02:04
Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015
Lajme

Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

10/01/2026 - 02:02
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
Lajme

Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

09/01/2026 - 22:52
Trumpi do që gjigantët amerikanë të naftës të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë
Lajme

Trumpi do që gjigantët amerikanë të naftës të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë

09/01/2026 - 22:47
Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit
Kryesore

Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit

09/01/2026 - 22:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Top Channel: Altin Dumanit i aprovohet kërkesa për angazhim në Kosovë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lim Hoti, ish-i dashuri i Albës dhe Bias futet në BBVA

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë