Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sonte është takuar me strukturat e partisë së tij të Vushtrrisë dhe Mitrovicës.
Abdixhiku thotë se mobilizimi i madh i LDK-së po merr mbështetje në çdo anë, transmeton VeriuInfo
Postimi i Lumir Abdixhiku:
Sonte, deri vonë, edhe dy takime të tjera me strukturat udhëheqëse të degëve tona në Vushtrri e Mitrovicë. Takime të hapura, frymëzuese e mobilizuese me kryesitë, kryetarët e nëndegëve e këshilltarët lokal. Ju faleminderit për gjithë përkushtimin.
Qëndrova mes veprimtarëve të Lidhjes në këto dy degë për t’i nisur përgatitjet e para drejt një komunikimi nacional. U shpalosa planet tona në çdo detaj.
Mobilizimi i madh po merr mbështetje në çdo anë. Strukturat tona janë veçse gati për një vit angazhimi në çdo anë nëpër Kosovë. Koha jonë po vjen!✌️














