Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u deklarua pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se Lëvizja Vetëvendosje e pa ish-presidenten Vjosa Osmani vetëm si kuorum, teksa LDK’ja ishte ajo që e shihte si presidente dinjitoze, shkruan Insajderi.
“Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës”, tha Abdixhiku.
“Ky është dallimi i madh mes nesh. Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike”, shtoi ndër të tjera ai.














