Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afër 700 milionë euro të pashfrytëzuara nga ekzekutivi – Ekonomistët: Shqetësuese, u premtuan projekte madhore

22/10/2023 - 08:32
në Lajme
A A
Afër 700 milionë euro të pashfrytëzuara nga ekzekutivi – Ekonomistët: Shqetësuese, u premtuan projekte madhore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit e çështjeve ekonomike në vend vlerësojnë se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar. Sipas tyre, premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, ndërsa shqetësuese e shohin përqindjen e vogël të investimeve kapitale.

Krahas kësaj, njohësit e ekonomisë shqetësuese e shohin edhe mungesën e stabilitetit politik, me ç’rast thonë se ndikon në mungesë të investitorëve të huaj.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti ka stagnuar sa i përket çështjeve ekonomike. Thotë se shqetësimi më i madhe i bizneseve është përqindja e ulët e investimeve kapitale.

“Nëse e përmbledhim punën e kësaj Qeverie në shumë fusha ka stagnuar, në punimet dhe në programet të cilat i ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, sidomos në fushën e ekonomisë mbi të gjitha në fushën e investimeve kapitale. Në vitin 2022, por edhe 2023-ës na ka përcjellë numri jashtëzakonisht i vogël i përqindjeve të realizimit, në këtë vit është 27.8 për qind realizimi i këtyre investimeve kapitale që është shqetësuese”, u shpreh ai.

“Mjetet të cilat nuk hynë në treg dhe nuk realizohen ato projekte kapitale të  cilat janë mënyrë zëngjirure ekonomia tkurret, në këtë vit është mbi 600 milionë euro, që nuk janë futur në treg, kanë qenë të planifikuara të futën në sistemin e realizmit, bizneset janë dëmtuar sepse qarkullimi i atyre mjeteve është në banke dhe nuk është në gjepat dhe në llogaritë e bizneseve”, u shpreh Dreshaj.

Shqetësuese përqindjen e investimeve kapitale e sheh edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai thotë për Ekonomia Online se ekzekutivi më shumë ka premtuar në kohë fushate, sesa ka realizuar.

“Premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, do të isha shumë i lumtur po të kisha anë pozitive sa i përket ekonomisë, sa i përket këtyre dy vite besoj që është mësuar diçka që stabiliteti politik i një shteti është parakusht i stabilitetit ekonomikë sepse pa stabilitet politike është e pamundur të kemi investitorë të huaj, grante dhe donacione, funksionimi i ndërmarrjeve publike është vërtet shqetësuese ku të gjitha janë barrë e buxhetit, ku edhe në sektorin publike edhe në atë privat kemi lëvizje të pagave është një demotivim për qytetarët. Nga Kosova po ikët me të madhe nuk po ikin vetëm të pa punët, po ikin edhe familje që nuk kanë një stabilitet ekonomik, ajo cka ndikon edhe më tepër në një dështim tjetër që e shoh është mungesa e një dialogu të mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës”, thotë Gërxahliu.

Ish-kreu i OEK-ut, thotë se mosshfrytëzimi i 730 milionë euro, është dëmi më i madh që po i bëhet sektorit privat. Për këtë, ai kërkon reflektim nga institucionet qeveritare.

“Është një mungesë e një dialogu substancial mes nivelit lokal dhe qendror dhe një mungesë apo një mos ekzistencë e dialogut social që është i rëndësisë të pa kontestuar. Vetë fakti që kemi një buxhet prej afër 730 milionë euro të pa shfrytëzuara që nënkupton mungesë të projekteve apo implementim të projekteve kapitale është dënimi më i madh që po i bëhet qytetarit, në veçanti sektorit privat. Paramendoni 730 milionë euro në gjuhën ekonomike mund të duplikohën me 5 të investohen dhe kjo është një tkurrje që po e ngulfat sektorin privat po rritet interesi për të marrë kredi nëpër banka komerciale apo në institucione të ndryshme mikro-financiare kemi mbyllje të bizneseve dhe e tëra kjo është një pasqyre reale që duhet t’i prek në ndërgjegje përfaqësuesit institucional në veçanti në Parlamentin e Kosovës por edhe Qeverinë”, u shpreh Gërxhaliu. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë