Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka thënë asnjë fjalë për Mimoza Kusari-Lilën, shefen e grupit të saj parlamentar, të përfshirë në një audio-inicizim me kryeterroristin e Banjskës, Millan Radoiçiq.
Pas publikimit të audio-incizimit mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radojçiq, ka ardhur reagimi i parë i partisë në pushtet.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka akuzuar partitë opozitare për “biznes, miqësi e qeverisje” me Radoiçiqin.
“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Manxhuka në një deklarim në Facebook.
Manxhuka iu drejtua të gjithë kritikëve që akuzuan, siç u shpreh ai, duke thënë se qytetari e bën gjyqin më të mirë dhe ndan se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë Kurti “dhe ku janë sot”.
Gazeta Nacionale ka publikuar të hënën një audio-incizim ku Kusari-Lila dhe Radoiçiq dëgjohen duke biseduar me njëri-tjetrin. Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiqi i Listës Serbe.
“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radojçiqi, Kusari-Lilën.
“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.
Radojçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?
Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.
Biseda mes tyre është zhvilluar në qershor të vitit 2022, në kohën kur Radoiçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë.
Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.













